Spiropali merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, me praninë e Presidentit amerikan Donald Trump, udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë.

Begaj vizitë dyditore në Itali, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore

Gjatë vizitës në Itali, veç pritjes nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, agjenda e Begaj parashikon edhe takime të veçanta me autoritetet italiane, komunitetin shqiptar dhe komunitetin arbëresh në rajonin e Lombardisë.

Parafirmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve me Slloveninë

Shqipëria dhe Sllovenia kanë përmbyllur me sukses raundin e dytë dhe të fundit të negociatave për marrëveshjen në fushën e punësimit dhe sigurimeve shoqërore.

Spiropali me kongresmenin Self, iniciues i projektligjit për Luginën e Preshevës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme u prit në Kongresin amerikan nga kongresmeni Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën dhe iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”.

Koçiu: IOM, partner kyç për forcimin e politikave të migracionit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me William David Womble, koordinator i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për Ballkanin Perëndimor

Rama zhvillon homazhe në varrin e papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho zhvilluan sot homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan.

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij, papa Leone XIV

Rama viziton Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i tyre Zaho, vizitoi Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë “Regina di Albania”, në prag të takimit me Atin e Shenjtë.

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Të përkushtuar për arritjen e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Uashington me senatorin Steve Daines, kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, mbështetës i Shqipërisë, si dhe një njohës shumë i mirë i çështjeve të sigurisë rajonale.

Vizita në SHBA, Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin amerikan

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vijoi vizitën e saj në Uashington me disa takime në Kongresin Amerikan, që patën në fokus thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në disa dimensione.