Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot ata që protestuan në Bulevard gjatë muajit qershor nuk janë mosmirënjohës, por janë matësi i ri i standardeve tona.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot ata që protestuan në Bulevard gjatë muajit qershor nuk janë mosmirënjohës, por janë matësi i ri i standardeve tona.

Në mbledhjen e grupin parlamentar dhe kabinetit qeveritar, Rama u ndal te protesta e zhvilluar gjatë muajit qershor kundër investimit në Zvërnec.

Rama theksoi se gjatë muajit qershor bulevardi u mbush me njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, nga të gjitha kategoritë shoqërore, moshat dhe një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe globale që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë brenda 1 muaji.

“Kam sjellë me vete edhe dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, analizuar dhe ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre: dokumenti strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në procesin qeverisës dhe i dyti është një aneks për mënyrën se si PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të 4-t”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje episodin e një kryebashkiaku, i cili u indinjua nga protesta e një grupi qytetarësh.

“Qëlloi pikërisht në një nga ditët e qershorit që një kryetar bashkie, shok i yni, njeri që i rri në kokë punës dhe komunitetit më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një problem në lagjen e tyre në periferi të asaj bashkie. ‘I kam gjetur në llum, nuk kishin rrugë, trotuare, për ndriçim nuk bëhej fjalë. I bëra me rrugë, trotuare, me drita, me pemë, u bëra kopsht dhe u vura dhe stola, por janë mosmirënjohës’”, solli Rama në vëmendje bisedën.

Por, sipas kryeministrit “pikërisht kjo fjalë, mosmirënjohës, është pikënisja e perspektivës së re që na duhet, sepse në përmbajtjen e saj gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria”.

“Prandaj dua që t’ua them unë atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje, pa zë, vetëm apo me të tjerë kudo në Shqipëri apo jashtë, jo vetëm gjatë qershorit por qysh pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar: Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona. Ju që mbushët bulevardin nuk protestuat kundër Shqipërisë që ne ndërtuam gjatë 3 mandate të para. Edhe ata që gjatë ditës ishin në punën e shtetit dhe në mbrëmje shkonin në protestë nuk dolën në bulevardin e flamingove për të sulmuar qeverinë apo për t’ju bashkuar këngës ‘Rama jepe dorëheqjen’”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në Vlorë: Parku “Aulona” do të kthehet në hapësirë të gjelbër për qytetarët

Kryeministri Edi Rama mbërriti pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku u ndal fillimisht në parkun “Aulona”, përgjatë bulevardit…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama vizitë në Vlorë: Parku “Aulona” do të kthehet në hapësirë të gjelbër për qytetarët

Kryeministri Edi Rama mbërriti pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku u ndal fillimisht në parkun “Aulona”, përgjatë bulevardit…