BE mbështet me 7,5 milionë euro digjitalizimin e drejtësisë shqiptare

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri po kalon drejt një transformimi digjital përmes projektit “BE për Drejtësinë Digjitale” (EU4Digital Justice), i financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet prej 7,5 milionë eurosh.


Sistemi i drejtësisë në Shqipëri po kalon drejt një transformimi digjital përmes projektit “BE për Drejtësinë Digjitale” (EU4Digital Justice), i financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet prej 7,5 milionë eurosh.

Zyra e BE-së në Tiranë bën të ditur se, projekti synon krijimin e një hapësire të unifikuar digjitale për shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve të drejtësisë, si dhe ndërtimin e një sistemi modern për menaxhimin e çështjeve gjyqësore.

Në kuadër të kësaj nisme po përmirësohet infrastruktura teknologjike përmes rrjeteve të reja, serverëve dhe sistemeve të sigurta për ruajtjen e të dhënave, duke synuar rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.

Sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve do të mundësojë digjitalizimin e ciklit të plotë të çështjeve penale, nga policia te prokuroria dhe më pas te gjykatat, duke reduktuar përdorimin e dosjeve fizike dhe vonesat administrative.

Përfaqësuesi i UNOPS, partnerit zbatues të projektit, Artem Danchenko, u shpreh se kjo nismë përbën një etapë të rëndësishme në progresin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përputhjen me standardet evropiane.

Sistemi do të përfshijë gjithashtu mekanizma të avancuar sigurie, përfshirë gjurmimin e çdo veprimi në platformë, për të garantuar mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe rritjen e besimit në proceset e drejtësisë.

“Projekti, i zbatuar nga UNOPS për një periudhë 48-mujore, parashikon edhe forcimin e kapaciteteve të strukturave të teknologjisë së informacionit në sistemin e drejtësisë dhe përdorimin e mjeteve të inteligjencës së biznesit për vendimmarrje të bazuar në të dhëna”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Zyra e BE-së në Tiranë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…