Zelensky: Ukraina ka nevojë për paqe dhe paqja në Europë varet nga kjo

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, në fjalën e mbajtur sot, në samitin e Komunitetit Politik Europian, që po zhvillon punimet në Tiranë, deklaroi se “Ukraina është e gatshme për t’i dhënë fund luftës”.

Costa: Paqja pa mbrojtje është iluzion, BE-ja e re partnere e besueshme për integrimin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa deklaroi sot në fjalën e seancës së parë plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë se, “titulli i takimit të sotëm është me të vërtetë me vend “një Europë e re në një botë të re”.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u përqendrua te Europa dhe mbi 52% e shqiptarëve votuan për PS për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Foto familjare e Samitit VI të Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare kanë mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Erdogan: Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Starmer: Putini nuk është serioz sa i takon paqes, po i tërheq gjërat zvarrë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer deklaroi sot nga Tirana se “Putini nuk është serioz sa i takon paqes dhe po i tërheq gjërat zvarrë”.

Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në Samitin Politik Europian të Tiranës ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Kancelari gjerman Merz: Bashkëpunim më i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Tiranë

Merz po viziton Shqipërinë për herë të parë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë.

Dialogu Ukrainë-Rusi, Rutte nga Tirana: Putin gaboi që dërgoi delegacion të nivelit të ulët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli sot përpara fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë për dialogun mes Ukrainës dhe Rusisë.

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Vuçiç: Mundësi të bëjmë diçka më shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Samitin Europian të Tiranës ku u prit nga kryeministri Edi Rama.