
Category: 24/7
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi sot, se 140 tekste të arsimit parauniversitar janë në proces përditësimi, mes tyre 44 janë në gjuhë të huaj.
Sheshi para stadiumit “Elbasan Arena” u kthye këtë të enjte në një pikëtakim të institucioneve, komuniteteve fetare, arsimit dhe qytetarëve, në kuadër të aktivitetit ndërgjegjësues “Mjedisi – përgjegjësi e përbashkët për paqen dhe jetën”, organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar (QBNFE).
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti sot në një takim Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton zyra e shtypit e Presidencës së Kosovës.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar drejtoreshën e re Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali.
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, ndodhet në Maqedoninë e Veriut, nga ku zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin Bekim Sali.
Porti i Durrësit mirëpriti delegacione nga Republika e Moldavisë dhe Ukraina në kuadër të një vizite studimore mbi modelin shqiptar të zhvillimit portual.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, pritën në një takim të veçantë, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet paraqitjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të projektligjit “Preshevo Valley Discrimination Assessment Bill”, i cili kërkon që Departamenti i Shtetit të raportojë mbi trajtimin e pakicave etnike nga Serbia, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në prezantimin e “Librit të Bardhë”, një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA), ku theksoi rëndësinë e këtij dokumenti si një udhërrëfyes strategjik për politikën ekonomike dhe bashkëpunimin me komunitetin e biznesit.









