
Category: 24/7
Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder deklaroi sot se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara dhe të mos dramatizojë gjithçka me koktejle molotovi.
Më 30 janar të vititi 1926 lindi Tish Daija (1926-2003), kompozitor, Artist i Popullit, akademik, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe siguri personale – nga Strasburgu te zbatimi në nivel kombëtar”, me fokus të veçantë adresimin e problemit të paraburgimit.
Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, së bashku me organizatën “Qëndresa Qytetare” zhvilluan një seminar për përmirësimin e mekanizmave të monitorimit të fushatave zgjedhore dhe të hetimit administrativ.
Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Manziku u shpreh sot se procesi i reformës territoriale duhet të bazohet te parimet dhe cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve, dhe jo te hartat apo numrat.
Dy studio arkitekturore ndërkombëtare u shpallën sot fituese të Konkursit Ndërkombëtar për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Kompleksin e ri të Inspektorateve Shtetërore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala vizitoi sot Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë i cili do të bashkëpunojë me Spitalin Pediatrik Bambino Gesù (OPBG) në Romë, përmes zhvillimit dhe zbatimit të projektit “Qendra për Zhvillimin e Fëmijës”.
Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbian Mazniku deklaroi sot se muaji korrik është afati i fundit për miratimin e reformës territoriale, ndaj nëse opozita nuk do të vijë në komision deri në 2 shkurt, do të ndryshohet formula e komisionit.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizoi ditën e sotme një aktivitet në kuadër të prezantimit të platformës ExportON 2026.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takua sot në Kuvend me Raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.









