Aeroporti i Rinasit me rritjen më të shpejtë në Europë

Rama: 3,2 milionë më shumë vizitorë hynë në Shqipëri nga TIA

“Balkan’s Business and Investment” në Turqi, fokus tek investimet strategjike dhe lidhjet e reja ekonomike për Shqipërinë

Zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama, theksoi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në rajon.

Balla me studentë e profesionistë shqiptarë në Selanik: Shqipëria, tërheqëse edhe në aspektin ekonomik

Shumë nga pjesëmarrësit shprehën interesin për t’u kthyer dhe për të investuar në fusha të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin e vendit.

Inaugurohet Qendra e parë Ditore për Pensionistët në Bulqizë, Gonxhja: Ofron një sërë shërbimesh

Ajo ofron një sërë shërbimesh, përfshirë kontrolle shëndetësore të rregullta nga mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore të qytetit, kafe dhe ujë falas, një kënd për lexim me libra dhe shtyp ditor, si dhe hapësira për aktivitete të ndryshme ku mund të kalojnë kohën e lirë.

Rekord vizitorësh në Muzeun ‘Onufri’ në Berat

90,355 turistë nga periudha janar-shtator. Muzeu mban emrin “Onufri”, kushtuar kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin e XVI.

Diskutohet mundësia e shkëmbimit të metodave policore me Kuvajtin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri, Adnan Alghunaim.

Panair për ullirin në Dushk të Lushnjës, Sefa: Promovojmë punën dhe kulinarinë e zonës

Në Dushk të Lushnjës janë të kultivuara me ullinj rreth 400 hektarë, ndërsa prodhimi arrin deri në 300 ton vaj.

Drejtorë teatrosh e gazetarë nga Europa në kantierin e Teatrit të Ri

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Histori suksesi, prodhon ekonomi

Ambasadori i Azerbajxhanit leksion të hapur në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës

Ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov, zhvilloi një takim me rektorin e UGJ, prof.dr. Jaho Cana dhe stafin

Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë

Për herë të parë Shqipëria pritet të përfshijë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm votimin e emigrantëve dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u shpreh optimist se Komisioni Rregullator do të miratojë aktet e nevojshme për të bërë të mundur këtë proces.