E-Albania, mbi 145 mijë aplikime për leje ndërtimi nga vendosja e shërbimit

Në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të procedurave për qytetarët dhe bizneset, të gjitha aplikimet për leje ndërtimi në Shqipëri kryhen tashmë online, përmes platformës zyrtare e-Albania.

Ul siparin Festivali Ballkanik i Filmit në Pogradec, çmimi “Fatos Baxhaku” shkon në Greqi

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë uli siparin e edicionit të tij të 15-të në qytetin piktoresk të Pogradecit, duke kthyer sërish këtë qytet në kryeqendrën kulturore të rajonit.

Rama: Muzeu Ikonografik “Onufri”, plot me turistë edhe në shtator

Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat vazhdon të frekuentohet nga një numër i lartë vizitorësh, edhe gjatë këtyre ditëve të shtatorit, duke dëshmuar rëndësinë e tij si një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në vend.

Mbahet në Tiranë gara e “Triathlon”

Në Liqenin e Farkës në Tiranë u mbajt sot aktiviteti “Triathlon”, ku 116 pjesëmarrës, profesionistë dhe amatorë garuan në tri disiplina: not, çiklizëm dhe vrap.

BM, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

Asambleja e OKB-së, Presidenti Begaj niset sot drejt SHBA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Spiropali bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Estonisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e saj estonez, Margus Tsahkna.

Vengu: Avioni MiG-21 i zhytur në bregdetin e Dhërmiut, një nga atraksionet më të veçanta nënujore në Shqipëri

Avioni MiG-21 i zhytur në bregdetin e Dhërmiut është kthyer në një nga atraksionet më të veçanta nënujore në Shqipëri.

Rama: Drejt përfundimit rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë

Rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë do t’i shërbejë gjallërimit të jetës kulturore të qytetit.

Transfertat 3 euro drejt 41 vendeve të SEPA, kursim 20 mln euro dhe nxitje investimeve të huaja

Duke filluar nga data 7 tetor 2025, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të përfitojnë ndjeshëm nga ulja e komisioneve për pagesat ndërkombëtare, si rezultat i përfshirjes së 11 bankave tregtare në skemën e pagesave në Zonën Unike të Pagesave në euro (SEPA), bëri të ditur Banka e Shqipërisë.