Konjufca: Koordinimi Kosovë–Shqipëri, procesi më i natyrshëm

Në një konferencë të përbashkët për media sot me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pas takimit të zhvilluar në Prishtinë, Konjufca tha se bashkëpunimi mes dy vendeve përbën një arritje të rëndësishme.

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e zgjerimit të hapësirës mediatike dhe të rritjes së pranisë së figurave fetare në diskursin publik.

Gonxhja: FIP Platinum Albania e vendosi Shqipërinë në hartën e eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të padelit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi FIP Platinum Albania një sukses të jashtëzakonshëm sportiv dhe organizativ, duke theksuar se turneu e vendosi Shqipërinë në hartën e eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të padelit.

Talenti shqiptar i automobilizmit, Roani: Synoj Formula 1

I ftuar sot në podkastin “FLASIM” të Kryeministrit Edi Rama, talenti i ri shqiptar i automobilizmit, Roani, rrëfeu rrugëtimin e tij në sportet e shpejtësisë dhe ëndrrën për t’u shpallur një ditë kampion bote në Formula 1.

Rama: Shqipëria në fazën e fundit të rrugëtimit europian

Kryeministri Edi Rama e cilësoi hapjen e fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian si momentin më të rëndësishëm në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ka hyrë në etapën e fundit drejt anëtarësimit të plotë në familjen europiane.

Rama: Udhërrëfyesi Kombëtar 2030 me objektiva konkrete për zhvillimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria ka miratuar Udhërrëfyesin Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, një dokument strategjik që përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit në fund të kësaj dekade.

Rama: Albanian Digital Solutions kompetenca të ndara me AKSHI-n

Kryeministri Edi Rama prezantoi krijimin e kompanisë publike “Albanian Digital Solutions” (ADS), të cilën e cilësoi si një hap të ri në transformimin digjital të administratës publike dhe qeverisjes në Shqipëri.

Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Prishtinë ku do të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit.

Kina dhe Pakistani shkëmbejnë mendime mbi çështjen e Iranit

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të enjten me zv/Kryeministrin pakistanez dhe Ministrin e Jashtëm, Mohammad Ishaq Dar në Nju Jork dhe shkëmbeu mendime me të për situatën në Iran.

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për Vlerësimin e Pakicave Gjuhësore, të organizuar nga Shoqata Kulturore Progetto Caraffa në Vena di Maida.