Konjufca: Koordinimi Kosovë–Shqipëri, procesi më i natyrshëm

Në një konferencë të përbashkët për media sot me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pas takimit të zhvilluar në Prishtinë, Konjufca tha se bashkëpunimi mes dy vendeve përbën një arritje të rëndësishme.


Zëvendëskryeministri i parë në detyrë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca ka vlerësuar koordinimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si një proces të natyrshëm dhe ndër më të lehtët në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në një konferencë të përbashkët për media sot me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pas takimit të zhvilluar në Prishtinë, Konjufca tha se bashkëpunimi mes dy vendeve përbën një arritje të rëndësishme.

“Të koordinosh politikën e jashtme në mes Kosovës dhe Shqipërisë është gjëja më e lehtë. Kjo është një arritje shumë e madhe”, deklaroi ai.

Konjufca theksoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për proceset ndërkombëtare të Kosovës, duke bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për nevojën e një afrimi më të shpejtë të Kosovës me NATO-n.

“Kordinimi i shteteve tona është jetik, edhe nga ana jonë, edhe nga ana e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Duke folur për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Konjufca sqaroi se ajo është shtyrë për shkak të zhvillimeve zgjedhore dhe procesit të formimit të institucioneve të reja në Kosovë.

Ai theksoi se ideja e mbledhjes së përbashkët nuk është hequr nga agjenda, por do të realizohet sapo të krijohen kushtet institucionale.

“Kjo ide nuk duhet të humbet, por do të shtyhet deri në formimin e institucioneve të reja, kur edhe do të krijohen kushtet për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive”, u shpreh Konjufca.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…