Sala: Për herë të parë në Shqipëri ngrihet Instituti i Tumoreve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi ditën e sotme, se në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për ngritjen e Institutit të parë të Tumoreve në Shqipëri, një strukturë e konceptuar sipas modeleve evropiane.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi ditën e sotme, se në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për ngritjen e Institutit të parë të Tumoreve në Shqipëri, një strukturë e konceptuar sipas modeleve evropiane.

Në daljen publike për gazetarët, pas mbledhjes së Qeverisë, Sala bëri të ditur se vendimi i parë është historik dhe ka të bëjë edhe me një sfidë të sajën personale.

“Shqipëria do të ketë për herë të parë një Institut të Tumoreve, një institut sipas modeleve evropiane. Kemi marrë modelin e Milanos”, u shpreh Sala.

Sipas saj, instituti do të ketë tri fusha kryesore veprimi, atë klinike, atë të mësimdhënies dhe atë të kërkimit shkencor.

“Në fushën klinike do të përfshihen shërbimet e kirurgjisë së tumoreve, kimioterapisë dhe radioterapisë, ndërsa në fushën e mësimdhënies institucioni do të angazhohet në formimin dhe edukimin e specialistëve në fushën e onkologjisë”, tha Sala.

Një tjetër komponent i rëndësishëm do të jetë kërkimi shkencor, i cili, sipas ministres Sala, do të jetë i pari i këtij lloji në Shqipëri.

“Brenda fushës së kërkimit do të ngrihet njësia e studimeve klinike. Kjo ka një rëndësi të veçantë, sepse do t’u mundësojë pacientëve shqiptarë të bëhen pjesë e studimeve klinike ndërkombëtare, duke pasur akses në barna inovative dhe në studime të reja”, tha Sala.

Sala theksoi gjithashtu se përmes përfshirjes së institutit në organizatat evropiane të qendrave shkencore onkologjike, Shqipëria do të ketë mundësi të përfitojë fonde evropiane për inovacionin, si në fushën e barnave, ashtu edhe në atë të teknologjisë.

Instituti i Tumoreve pritet të shërbejë edhe si bërthamë për koordinimin kombëtar të pikave të kimioterapisë.

“Aktualisht në vend funksionojnë tetë pika kimioterapie, ndërsa me ngritjen e pikës së re në Spitalin Rajonal të Fierit, numri do të shkojë në nëntë. Instituti do të shërbejë si bërthamë për koordinimin kombëtar të pikave të kimioterapisë”, u shpreh Sala.

Sala nënvizoi se “vendimi i miratuar nga Qeveria i hap rrugë krijimit ligjor të institutit, ndërsa tashmë nis puna për ndërtimin e strukturës dhe përcaktimin e mënyrës së funksionimit të tij”.

“Ky vendim i marrë sot miraton bazën ligjore të krijimit të institutit, ndërsa tani nis puna për ndërtimin e strukturës dhe funksionimin e këtij instituti”, deklaroi Sala.

Burimi ATSH

Sala: Shërbimi i check up-it dhe dializës, nga shtatori do të ofrohen nga shteti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dy vendime të marra në mbledhjen e Qeverisë, në fushën…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sala: Shërbimi i check up-it dhe dializës, nga shtatori do të ofrohen nga shteti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dy vendime të marra në mbledhjen e Qeverisë, në fushën…