Rama: Osmani është kërcënuar se nuk lejoi kontrollin e prokurorëve të Hagës në Presidencë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar pasi nuk ka pranuar kontroll në institucionin e presidencës lidhur me hetimet e prokurorëve të Hagës.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar pasi nuk ka pranuar kontroll në institucionin e presidencës lidhur me hetimet e prokurorëve të Hagës.

Rama ishte sot i pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të Ahmet Shalës, akademik dhe ish-ambasador i Kosovës, i cili ka shkruar mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Rama u shpreh se kërcënimi i presidentes Osmani në Kosovë është konsideruar sekret shtetëror.

“Presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës, se me demek do të kërkonin edhe aty provat për krime kundër njerëzimit, gjë që do ta vendoste Kosovën në sytë e botës, si një shtet, ku deri në zyrën e Presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcënimi i presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, tha Rama.

Duke u kthyer te gjykimi në Hagë i udhëheqësve të UÇK-së, Rama tha se ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosjeje, por u armatosën kundër një politike shfarosjeje.

“Nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre. Faktikisht ata vetë kanë votuar në parlamentin e Kosovës një gjykatë e cila në letër është një gjykatë e Kosovës, nuk është një gjykatë për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën”, tha Rama.

Rama theksoi se historia ka nisur me raportin famëkeq të Dick Marty-t për trafikim të organeve nga udhëheqja e UÇK-së.

“Ai plan është shtyrë para nga përfaqësuesit e Vladimir Putin në Këshillin e Europës dhe më tutje është ngritur në një rezolutë të KiE-së. Asnjë lloj trafiku organesh nuk është provuar, në asnjë formë. Pastaj është vazhduar më tej me një proces që ka marrë jetë në ditën kur presidenti i Kosovës ishte nisur për në Uashington në takimin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pasi qartësisht forca të tjera nuk e dëshironin të ndodhte kjo gjë”, tha Rama.

“Sot jemi këtu dhe mund të themi fjalë sa të duam, mund të përdorim të gjitha qoshet e pasura të fjalorit të gjuhës shqipe për të nxjerrë dufin legjitim ndaj një prokurorie idiotësh. Por çështja është se ata nuk janë thjesht idiotë, por janë instrumente të një gjykate që është dhe më politike se gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën, me ligjet e kohës kur ka ndodhur lufta”, shtoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…