Vengu: Korridori 8, zyrtarisht në planet dhe instrastrukturën e NATO-s

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën sot në Bruksel, ku përcaktuan objektiva të reja mbi bazën e një vlerësimi realist të mjedisit aktual të sigurisë.


Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën sot në Bruksel, ku përcaktuan objektiva të reja mbi bazën e një vlerësimi realist të mjedisit aktual të sigurisë.

I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale njoftoi se “në Ministerialin e Mbrojtjes, Korridori 8, me pikënisje në kompleksin detar Durrës–Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi, u përfshi zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike të Aleancës”.

Sipas Vengut, kjo “është një arritje konkrete që pozicionon Shqipërinë në zemrën e të gjitha planeve rajonale në zemrën e infrastrukturës ku Aleanca do të përqendrohet në vitet në vijim”.

Edhe kryeministri Edi Rama, reagoi në lidhje me deklaratën e Vengut, ku theksoi se “Korridori 8, me pikënisje në kompleksin detar Durrës–Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi, u njoh zyrtarisht si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive”, teksa shtoi se kjo “forcon ndjeshëm sigurinë rajonale”.

Më tej në deklaratën e tij, Vengu bëri të ditur se Ministeriali ishte një mundësi për të diskutuar me të gjithë aleatët të ardhmen operacioneve ku Shqipëria bën pjesë dhe veçanërisht operacioni i KFOR-it në Kosovë, ku po vlerësohet rritja e kapaciteteve.

Sipas Vengut, Shqipëria do të rrisë kapacitetet dhe përfshirjen e saj në këtë mision, duke u përfshirë për herë të parë edhe me forcën e saj ajrore.

“Ndërkohë që në partneritet të ngushtë me SHBA-në dhe komandën amerikane në Evropë po bëhen të gjitha rivlerësimet e nevojshme për të ardhmen e këtij misioni, çka përbën dhe një okazion shumë të mirë për qeverinë e re të sapozgjedhur në Kosovë që të rrisë bashkëpunimin cilësor dhe gjithnjë e më të ngushtë me Aleancën”, tha Vengu.

Pika e tretë e bisedimeve, vijoi më tej ministri Vengu “kishte të bënte me mënyrën sesi të gjitha vendet aleate, jo vetëm po rrisin investimet në mbrojtje, por po ristrukturojnë mënyrën sesi industria ushtarake fillon dhe të gjenerojë më shumë kapacitete”.

“Shqipëria e ka nisur me vendosmëri këtë rrugë dhe çdo ditë po krijojmë kapacitete të reja për sa i përket industrisë sonë, me disa kontrata të lidhura dhe disa kontrata në negocim e sipër”, tha ai.

Sipas ministrit të gjithë këto elementë u mirëpritën nga të gjithë aleatët.

Gjithashtu Vengu nënvizoi se “së bashku me kolegët tanë turq dhe sekretariatin në Bruksel skuadrat tona kanë nisur që të përgatisin Samitin e Tiranës në vitin 2027”.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…