Vengu para samitit të NATO-s: Shqipëria, investime konkrete për sigurinë

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Bruksel, në një takim të rëndësishëm që pason Samitin e Hagës


Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Bruksel, në një takim të rëndësishëm që pason Samitin e Hagës, ku u përcaktuan objektiva të reja mbi bazën e një vlerësimi realist të mjedisit aktual të sigurisë. Në këtë takim merr pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nga Brukseli vuri në dukje se Aleanca përcaktoi objektiva të reja mbi bazën e një vlerësimi realist të mjedisit të sigurisë globale.

“Diskutimet fokusohen sot te përshtatja operacionale e NATO-s, vendimmarrja më e shpejtë dhe shpërndarja më e balancuar e barrës së sigurisë mes aleatëve”, tha Vengu.

Sipas Vengut, vendimi për dislokimin e operacionit Arctic Sentry përreth Groenlandës konfirmon se siguria euroatlantike është e pandashme, nga veriu strategjik deri në Mesdhe.

“Në këtë kuadër, forcimi i pozicionimit të Aleancës në krahun juglindor mbetet po aq thelbësor. Shqipëria i di detyrat e saj dhe i përkthen ato në investime konkrete për sigurinë e vendit dhe të mbarë rajonit”, pohoi Vengu.

Takimi në Bruksel pritet të konkretizojë më tej prioritetet e përcaktuara në Hagë, në një kohë kur sfidat e sigurisë në hapësirën euro-atlantike vijojnë të mbeten komplekse dhe dinamike. Mbështetja për Ukrainën do të përbëjë sërish një nga shtyllat e diskutimit, së bashku me forcimin e mbrojtjes, zbatimin e angazhimeve për rritjen e shpenzimeve të saj dhe vëmendje për krahun lindor të Aleancës.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…