Ndërtimet e legalizuara, qeveria miraton fondin një miliard lekë për kompensimin e pronarëve

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimet e legalizuara


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimet e legalizuara në Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Tiranë Veri, Tiranë Jug, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Dibër, Zonat e Stimuluara, Fier dhe Shkodër.

Sipas vendimit, vlera totale e kompensimit është 1 miliard lekë për një sipërfaqe 101.752,1 m², e cila do të përfshijë pronarët në disa drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfshirë Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Dibër, Fier dhe Shkodër.

Shuma e kompensimit do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, ndërsa të ardhurat që rrjedhin nga kalimi i pronësisë përmes shitjes së parcelave ndërtimore, si për pasuritë shtetërore ashtu edhe për pasuritë e të tretëve, do të përdoren për të mbuluar këtë kompensim.

Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të kryejnë ndryshimet e nevojshme në regjistrat e pasurive, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave ngarkohen me zbatimin e vendimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Dokumentari artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në COP31 në Pavijonin e Shqipërisë

Dokumentari i plotë artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Dokumentari artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në COP31 në Pavijonin e Shqipërisë

Dokumentari i plotë artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për…