Jaupaj: Zbatimi i Kapitullit 27 të negociatave për mjedisin pa kosto të papritura për bizneset

Kapitulli 27 i negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian konsiderohet ndër më sfiduesit për të gjitha vendet kandidate, për shkak të volumit të madh të legjislacionit, numrit të lartë të direktivave dhe kostove shumë të mëdha financiare që kërkon zbatimi i standardeve europiane.


Kapitulli 27 i negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian konsiderohet ndër më sfiduesit për të gjitha vendet kandidate, për shkak të volumit të madh të legjislacionit, numrit të lartë të direktivave dhe kostove shumë të mëdha financiare që kërkon zbatimi i standardeve europiane.

Kështu bëri të ditur gjatë konferencës së sotme për shtyp, ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj i cili u ndal në mënyrë të detajuar te ky kapitull që mbulon fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

“Flasim për investime që në 15 vitet e ardhshme parashikohen të kërkojnë miliarda euro. Për të ilustruar kompleksitetin e Kapitullit 27, dua të theksoj se ai përfshin 10 nënkapituj kryesor. Ky kapitull ka 75 akte të ndara në 46 direktiva dhe 29 rregullore dhe nëse merren në konsideratë edhe dhe aktet zbatuese të tyre numri i kalon 400 akte. Nga 75 aktet që do të monitorohen, 12 janë të aprovuara nga Komisioni Evropian pas vitit 2021. Pra për vetë BE-në, ky proces ka shumë risi”, u shpreh Jaupaj.

Për këtë arsye, sipas tij, puna për këtë kapitull është kthyer në një proces të përditshëm për Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet e tjera të përfshira.

Jaupaj garantoi se procesi i integrimit europian dhe zbatimi i Kapitullit 27 nuk do të sjellë kosto të papritura për bizneset shqiptare.

Sipas tij, gjatë negociatave me Komisionin Europian, Shqipëria ka kërkuar dhe ka argumentuar nevojën për periudha tranzitore të mjaftueshme, në mënyrë që sektori privat të ketë kohë reale për t’u përshtatur me standardet e reja mjedisore.

“Dua të siguroj bizneset që gjatë negociatave kemi insistuar që të sigurohen periudha tranzitore të mjaftueshme për sektorin privat. Kjo do të bëjë që bizneset të kenë kohën e nevojshmepër të përshtatur teknologjitë dhe për të mos u penalizuar me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dy vitet e ardhshme janë vite politikbërje dhe pune intensive në hartimin e legjislacionit. Ministria ka vendosur si objektiv përgatitjen mujore të paketave ligjore, të cilat do t’i nënshtrohen konsultimit publik dhe shqyrtimit nga ekspertët teknikë të Komisionit Evropian, për të garantuar përputhjen e plotë me standardet e BE-së”, tha ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj.

Sipas Jaupajt, synimi është që tranzicioni drejt standardeve europiane të jetë i drejtë, i përballueshëm dhe i parashikueshëm, duke mbrojtur njëkohësisht mjedisin, shëndetin publik dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

Lexo më shumë nga

KASH shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Çlirimi i Kosovës ishte akt legjitim i një populli të shtypur, dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet një forcë çlirimtare,…

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

KASH shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Çlirimi i Kosovës ishte akt legjitim i një populli të shtypur, dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet një forcë çlirimtare,…