
Gazheli emërohet zv.ministër i Mjedisit, Besmir Beja drejtor i Përgjithshëm i Doganave
Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.
Agjencia për Medie dhe Informim bëri të ditur se Gent Gazheli lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet zëvendësministër i Mjedisit.
Ndërsa Besmir Beja emërohet drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Ndërkohë, Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.
Burimi ATSH



















