Shqipëria vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare në panairin e turizmit në Madrid

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Fitur në Madrid, Spanjë është tashmë një traditë e konsoliduar.


Pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Fitur në Madrid, Spanjë është tashmë një traditë e konsoliduar.

Në këtë panair Shqipëria po prezantohet me moton “Albania All Senses”, duke promovuar destinacionet turistike, produktet autentike dhe ofertën e plotë të shërbimeve turistike të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky panair, që përfaqëson gjithashtu takimin e parë të vitit për profesionistët botërorë të turizmit.

Rama tha se ky panair po tërheq vëmendjen e agjencive të huaja.

“Në panairin e turizmit në Madrid, që është dhe pikëtakimi i profesionistëve të turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 kompani, Shqipëria po merr një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor”, theksoi Rama.

Përgjatë pesë ditëve mirëpret profesionistë të sektorit të turizmit, autoritete vendimmarrëse, si dhe vizitorë të interesuar për të mësuar më shumë rreth destinacioneve dhe ofertave turistike ndërkombëtare.

Shqipëria po përjeton një periudhë të artë në zhvillimin e turizmit, duke u shndërruar në një nga sektorët më dinamikë dhe me ndikim në ekonominë kombëtare. Rritja e vazhdueshme e flukseve turistike, investimet infrastrukturore dhe orientimi drejt standardeve ndërkombëtare po e pozicionojnë vendin si një destinacion gjithnjë e më konkurrues në rajon dhe më gjerë.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…