Rama: “21 Janari”, krim shtetëror i pashembullt për Europën demokratike

Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues.


Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot ceremoninë e përkujtimit të 4 viktimave të 21 Janarit se, “15 vjet më parë këtu në këtë godinë ishte barrikaduar një hordhi e armatosur, përzierje e trupës së rregullt e Gardës së Republikës dhe çetës së paramilitarëve famëkëqij të kryeministrit. Godina ishte përforcuar me tela me gjemba, shtrirë gjithandej pas atij gardhit të shëmtuar të hekurave që rrethonin Kryeministrinë, qysh pas sulmit të armatosur të 14 Shtatorit 1998, pjesë e të cilit ishin edhe disa nga të barrikaduarit brenda Kryeministrisë në 21 janar 2011”, tha Rama.

“Njeriu i futur nga populli në zyrën e kryeministrit për të udhëhequr Shqipërinë kishte lëshuar kushtrimin e një përgjigjeje me plumb ballit ndaj protestës së opozitës së bashkuar të kohës”, tha Rama.

“Kujtoj se kur së bashku me Pandeli Majkon dhe disa shokë të tjerë po kalonim urën e Bulevardit për të ardhur këtu përpara godinës, një autoblindë u shfaq në horizont dhe një valë gazi lotsjellës u lëshua mbi kokat e njerëzve pa nisur akoma protesta, duke na zmbrapsur nga parku “Rinia” dhe rrëmuja e provokuar nga ajo mësymje qorre e policisë mbi protestuesit që po mblidheshin e ktheu protestën në një lëmsh kaotik mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke na detyruar pastaj që të ktheheshim në selinë e partisë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se protesta doli jashtë kontrollit.

“Por, përtej reagimit të turmës ndaj policisë dhe disa vatrave zjarri të ndezura në atë revoltë e sipër në kazan nën ndonjë makinë apo mbi faqet e Piramidës, për asnjë çast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e godinës së Kryeministrisë. Përveç një veture e cila u filmua duke hyrë në portën anësore të hekurit, hapur çuditshëm nga brenda, si një ftesë në një kurth. Askush nga protestuesit nuk bëri asnjë përçapje për ta shkelur perimetrin e ashtuquajtur të sigurisë dhe synuar futjen në godinë”, tha Rama.

“Asnjë dëshmitar në vend dhe më pas asnjë material filmik i ngjarjes nuk nxori askund në pah praninë e asnjë arme të vetme në radhët e protestuesve”, tha Rama, teksa shtoi se, “ndërkohë mijëra fishekë luftarakë u shkrehën në ajër nga forcat e sigurisë për të frenuar një turmë, e cila u godit dhe u përfshi në konflikt fizik me to vetëm si pasojë e përpjekjes së këtyre të fundit për ta shpërndarë protestën ende pa u mbledhur gjithë masa e jashtëzakonshme e protestuesve”.

Kryeministri tha se “gjithçka u zhvillua jashtë rrezes së çdo rreziku të imagjinueshëm për këtë godinë dhe lëre pastaj për VIP-in e vetëngujuar brenda saj me hordhinë e vet dhe me gjithë karafilin e tij ambulant lart në tarracë”.

“Pikërisht kur pas disa orësh turma e zvogëluar ndjeshëm në Bulevard nisi të shpërndahej, krejt paqësisht, tytat e pushkëve u ulën drejt trupave të protestuesve dhe morën katër jetë të pafajshme duke plagosur edhe disa protestues të tjerë, pasojë fatale e mendjes kriminale e cila me gjasë nuk deshi ta humbte rastin pa iu treguar kundërshtarëve politikë dhe krejt shqiptarëve se të vriste me të vërtetë”, tha Rama.

“Dreqi e di çfarë i tha dhe çfarë u tha mendja, atij që e urdhëroi dhe atyre që e kryen atë krim shtetëror të pashembullt për Europën demokratike, duke përvëluar shpirtin e prindërve, bashkëshorteve, fëmijëve, motrave e vëllezërve të katër burrave të rinj që nuk u kthyen më në shtëpi”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kurti takon Friedenin: Luksemburgu, mbështetje në të gjitha fazat e shtetndërtimit

Gjatë zhvillimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e…

Global 360

Kurti takon Friedenin: Luksemburgu, mbështetje në të gjitha fazat e shtetndërtimit

Gjatë zhvillimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kurti takon Friedenin: Luksemburgu, mbështetje në të gjitha fazat e shtetndërtimit

Gjatë zhvillimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e…