Kthim në vendlindje

Gjatë procesit të urbanizimit, shumë të rinj në zonat rurale janë larguar nga fshati për të punuar në qytet, por një pjesë e tyre janë kthyer në vendlindje. Pse e kanë bërë ata këtë zgjedhje?


Gjatë procesit të urbanizimit, shumë të rinj në zonat rurale janë larguar nga fshati për të punuar në qytet, por një pjesë e tyre janë kthyer në vendlindje. Pse e kanë bërë ata këtë zgjedhje?

Më poshtë janë historitë e tre të rinjve kinezë të kthyer në vendlindje. Një prej tyre ka hapur një kopsht fëmijësh prej 10 vjetësh, një tjetër ka krijuar një fermë organike prej 5 vjetësh, ndërsa i treti është kryetar fshati po prej 5 vjetësh. Pavarësisht nga vështirësitë gjatë punës në fshat, ata kanë gjetur edhe gëzim dhe vlerat e veta në vendlindje, duke pasur zhvillim personal. #rural #kthimnëvendlindje #Yunnan #Fujian #kulturakineze

Një kopsht fëmijësh, ku fëmijët nuk duan të largohen më

Historia e fermerit të ri kinez Jiang Lu

33-vjeçari Jiang Lu, nga një fshat malor në provincën Fujian të Kinës Juglindore, punonte në Pekin dhe kishte të ardhura të mira. Qysh kur ishte fëmijë, prindërit e tij shpresonin që ai të largohej nga fshati e të gjente një punë zyre në qytet kur të rritej, sepse, sipas tyre, puna në ara është shumë e lodhshme. Por bujqësia organike e ndryshoi mendimin e të riut.

Duke pasur përvojën nga puna në Pekin, Jiang Lu u kthye në vendlindje së bashku me prindërit në vitin 2019, për të krijuar një fermë organike. Gjatë këtyre vjetëve, atij i është dashur të përballet me fatkeqësitë natyrore, që shkaktuan dështimin e bimëve, ndërsa bashkëfshatarët nisën të thoshin që “nuk mbijetonte dot në qytet dhe u kthye për të punuar tokën”. Por ai nguli këmbë të qëndrojë. Ferma e tij u zgjerua nga 50 mu në 300 mu, anëtarësoi 5 bashkëfshatarë dhe ai u zgjodh si brigadier.

Jiang Lu ëndërron që t’i kthejë të 600 mu toka në fshatin e tij në ara organike, që fermerët të kenë një jetë më të bukur.

Ma Yongrang, mbrojtës i fshatit Daying

34-vjeçari Ma Yongrang u lind dhe u rrit në fshatin Daying, në thellësinë e malit Wumeng në Kinën Jugperëndimore. Nga ky fshat malor, ai u nis për shkollim në kryeqendër të provincës dhe më vonë punoi atje si inxhinier ndërtimi. Ai është edhe një idealist që ka pasion kaligrafinë dhe poezinë. I thirrur nga brezi i vjetër, ai u kthye në vendlindje pesë vjet më parë dhe u zgjodh si kryetar i fshatit.
Gjatë pesë vjetëve, çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të banorëve të thjeshtë, plotësojnë çdo ditë pune të Ma Yongrang-ut. Ai ka një plan të qartë për qeverisjen e fshatit, të cilin e ka konkretizuar vazhdimisht. Gjatë këtij procesi, ai ka marrë përsipër përgjegjësi, ka bërë sakrifica dhe ka shijuar “mjaltin në majë të gjilpërës”, duke gjetur lidhjen e thellë midis vlerave personale e fatit të vendlindjes.
Ma Yongrang-u shprehet se dalja e tij jashtë vendlindjes pati për qëllim kthimin, ndërsa kthimi i tij synon që sa më shumë bashkëfshatarë të ikin, të kenë sukses dhe të kthehen në vendlindje, për t’i dhënë asaj.

Lexo më shumë nga

Rama: Do rrisim në mënyrë të konsiderueshme financimet për startup-et

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua sot finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, një platformë konkuruese dhe promovuese, që kishte…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do rrisim në mënyrë të konsiderueshme financimet për startup-et

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua sot finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, një platformë konkuruese dhe promovuese, që kishte…