Ekonomi: Komisioni i Ekonomisë, fokus tek diskutimet cilësore të ligjeve të integrimit

Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi tha sot se i gjithë procesi i punës së këtij komisioni do të fokusohet tek integrimi në Bashkimi Europian.


Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi tha sot se i gjithë procesi i punës së këtij komisioni do të fokusohet tek integrimi në Bashkimi Europian.

Në fjalën e saj në hapjen e vitit të ri kuvendor të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ekonomi tha se “ditët në vijim konferenca e kryetarëve do të vendosë për programin e punës, por ama kryefjalë e grupit të punës është integrimi në BE”.

“Edhe gjithë procesi i Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të fokusohet tek kjo çështje, si do të kalojmë në diskutime të shpejta cilësore dhe me dije të të gjitha atyre ligjeve, që kanë të bëjnë me integrimin në BE”, shtoi ajo.

Ekonomi u shpreh se “për këtë do të mbështetemi padyshim edhe nga strukturat që kemi në Kuvend. Ne kemi Institutin e Kërkimeve Parlamentare, i cili përdoret nga deputetët në komision, na vjen herë pas here edhe një raport lidhur me hartimin e buxhetit ose me mënyrën se si disa vende shikojnë pr/ligjin për Start Up-et”.

“Është shumë e rëndësishme në këtë proces të bashkëpunojnë me komisionet, kemi një eksperiencë të shkëlqyer bashkëpunimi me Komisionin e Nismave Qytetare, mbikëqyrjen institucionale dhe monitorimit kur bëmë rezolutat. Gjithashtu është shumë e rëndësishme edhe në procese të tjera, për shembull nëse do të vendosim të kemi një vështrim postlegjislativ të një ligji kërkohet një bashkëpunim shumë i ngushtë me Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme”, tha Ekonomi.

Ekonomi informoi lidhur edhe me punën që ky komision ka bërë në sesionin e kaluar parlamentar.

“Në komisionin e Ekonomisë kemi diskutuar për shumë ligje dhe në total numri i ligjeve që kemi diskutuar ka qenë 23, të cilat janë të ndara në projektligje, që ne kemi detyrën kryesore, pra jemi komision përgjegjës dhe në projektligje që janë për dhënie mendimi dhe kanë qenë 9. Gjatë procesit tonë të punës kemi diskutuar edhe amendamente. Kanë qenë rreth 144 amendamente që janë propozuar në Komisionin për Ekonominë, Punësimin ku janë miratuar 94 amendamente, 82 të propozuara nga deputetët de 2 nga shoqëria civile”, tha Ekonomi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.