Marrëdhëniet Kinë – Bashkimi Evropian përforcohen edhe më shumë me arritjen e konsensusit për makinat elektrike

Ditët e fundit ka patur disa zhvillime shumë të rëndësishme midis Kinës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me disa aspekte tregtare për makinat elektrike, kryesisht për çështjen e tarifave, shmangien e subvencioneve evropiane për to, çmimet minimale të tyre në treg, etj.


Nga Prof. Dr. Enriko Ceko

Ditët e fundit ka patur disa zhvillime shumë të rëndësishme midis Kinës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me disa aspekte tregtare për makinat elektrike, kryesisht për çështjen e tarifave, shmangien e subvencioneve evropiane për to, çmimet minimale të tyre në treg, etj.

Sa pari. Ka një dakordësi Kinë – BE për mekanizmin e ri të çmimeve. Mbi bazën e kësaj dakordësie, Kina dhe BE kanë arritur në një konsensus shumë të rëndësishëm, sipas të cilit krijohen udhëzime në lidhje me çmimet minimale për eksportimin e automjeteve elektrike kineze për në tregjet evropiane. Pra, mekanizmi i çmimeve minimale zëvendëson tarifat e vendosura nga ana e BE-së në lidhje me makinat elektrike kineze, në tetor 2024, që ishin në disa raste edhe më shumë se 35 % mbi tarifën standarde të importit prej 10 % të këtyre makinave. Këto udhëzime të reja në fakt i hapin rrugë prodhuesve kinezë të makinave elektrike që të paraqesin oferta në bazë të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë për të shmangur tarifat e rënda me të cilat ngarkoheshin makinat e prodhuara në Kinë.

Së dyti. Komisioni Evropian ka bërë edhe publikimin zyrtar të këtyre udhëzimeve në janar 2026. Në dokumentin e Bashkimit Evropian shpjegohet procedura për para­qitjen dhe vlerësimin e ofertave të çmimeve minimale, sipas së cilës kushtet parashikojnë që çmimet dhe procedurat e eksportit (1) të jenë në përputhje me rregullat e OBT-së, (2) të neutralizojnë efektet e subvencioneve dhe (3) të shmangin strategjitë e “kompensimit” nga prodhuesit kinezë.


Punëtorë në një fabrikë për prodhimin e makinës elektrike, qytet Ningbo, Kinë Lindore, maj 2025/Foto nga VCG

Së treti. Pas publikimit të udhëzimeve zyrtare nga pala evropiane, Qeveria kineze e përshkroi këtë zgjidhje si zgjidhje të “rëndësishme, pozitive” për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve tregtare midis Kinës dhe BE-së dhe përtej këtyre marrëdhënieve edhe si një element pozitiv edhe për zinxhirët globalë të furnizimit.

Nga ana tjetër, fakti që edhe prodhuesit e makinave elektrike si Nio, etj, e përshëndetën ecurinë e këtyre negociatave, tregon se këta prodhues e kanë parë publikimin e udhëzimeve si mundësi për të zhvilluar edhe më tej operacionet e tyre në lidhje me makinat elektrike në Evropë.

Kjo ngjarje e rëndësishme tregtare midis Kinës dhe BE-së paraqet një zhvillim pozitiv sepse, tarifat kundër subvencioneve, Evropa i vendosi fillimisht me idenë se me anë të këtyre tarifave, prodhuesit evropianë do mbroheshin nga importet e çmimeve shumë të ulëta nga Kina, që sipas pikëpamjes së atëhershme të BE-së, këto çmime mund të vinin si rezultat i subvencioneve shtetërore. Por, në fakt këto tarifa jo vetëm që nuk e zgjidhën situatën e ndërlikuar, që sollën për prodhuesit dhe konsumatorët evropianë, por krijuan edhe një tension tregtar të panevojshëm BE – Kinë, duke rrezikuar çrregullime të paparashikueshme në zinxhirët e furnizimit, çrregullime që u shfaqën si çmime më të larta për konsumatorin përfundimtar evropian, reagime të palëve të tjera të treta të tregtisë globale, të interesuara për këtë çështje, etj.


Një degë e gjigantit kinez të prodhimit të baterisë CATL në Arnstadt të Gjermanisë, korrik 2025/ Foto nga VCG

Aktualisht, palët janë duke hyrë në fazën e aplikimit të rishikimit të politikave të çmimeve të makinave elektrike dhe kjo padyshim që mund dhe duhet të lehtësojnë tensionet e deritanishme, të krijuara nga ndërhyrja e BE-së me politika të tipit “dumping”, që në fakt janë politika të vjetra proteksionizmi, të cilave u ka kaluar koha dhe që shpesh janë bërë edhe bazë dhe shkak për ndërhyrjen e OBT-së, për shmangien e tyre si praktika jo zhvillimore në tregtinë midis dy palëve dhe tregtinë transnacionale.

Nga ana praktike, negociatat teknike dhe fillimi i zbatimit praktik të mekanizmit të çmimeve minimale do të kryhen gjatë muajve në vijim, ndërsa Bashkimi Evropian do bëjë edhe vlerësimin e ofertave të prodhuesve kinezë.

Kina, nga ana e saj, deklaroi se “pas raundeve të diskutimeve, Kina dhe BE njoftuan njëkohësisht rezultate pozitive më 12 janar në lidhje me çështjen. Industritë kineze dhe të BE-së e mirëpresin shumë dhe e mbështesin plotësisht rezultatin, duke besuar se “ulja e butë” e rastit të automjeteve elektrike do të rrisë ndjeshëm besimin e tregut dhe do të injektojë një vrull të ri në bashkëpunimin Kinë – BE në fushën e tregtisë dhe investimeve në industrinë e automobilëve.

Në nivel politik, BE i përshkruan këto zhvillime si një hap drejt krijimit të një marrëdhënieje të qëndrueshme tregtare Kinë-BE, duke demonstruar se partneriteti është i tillë për të zgjidhur rrugën e përshtatshme për të konvergjuar pikëpamjet e ndryshme tregtare në kuadër të përfitimit të dyanshëm.

Pra, duket se aftësia e Kinës dhe e BE-së për të dhënë zgjidhje efektive dhe eficiente në lidhje me çështjen “kundër subvencioneve” për makinat elektrike të prodhuara në Kinë, shkon përtej ruajtjes së respektit të ndërsjellë, sidomos kur bëhet fjalë për të qenë në përputhje edhe me angazhimet në kuadër të OBT-së dhe ky “kazus” pothuajse unik dhe tipik, që merr karakteristika transnacionale, sjell padyshim edhe zhvillime pozitive të rëndësishme globalisht, sepse mesazhi që merret nga këto zhvillime është se: “Kina dhe BE-ja janë të përkushtuara për të mbështetur së bashku një rend tregtar ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe kjo shërben si një shembull pozitiv për vendet e tjera, për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe konsultimit, duke injektuar kështu më shumë siguri dhe energji pozitive për zhvillimin ekonomik global”.


Një makinë elektrike e BYD-së në Szeged, Hungari, prill 2025/Foto nga VCG

Padyshim që këto zhvillime janë mbështetur edhe nga përfaqësuesit e industrisë së prodhimit të makinave elektrike, që shprehen se “ky rezultat shumë i rëndësishëm, i arritur në bazë të disa raundeve të bisedimeve midis Kinës dhe BE-së është rrjedhojë e afrimit të qëndrimeve të të dy palëve dhe kjo përbën edhe një sinjal të rëndësishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm. Ky mekanizëm (1) ruan kanalin thelbësor për hyrjen në tregun e BE-së për automjetet elektrike kineze, (2) shmang goditjet nga tarifat e larta dhe (3) stabilizon parashikimin për këtë degë.

Tashmë Evropa është ndër tregjet më të mëdha të automjeteve cilësore dhe miqësore me mjedisin. Konsumatorët evropianë parapëlqejnë produktet elektrike inteligjente, që synojnë përdorimin e energjive të reja dhe të teknologjive inteligjente. Konkretisht, sipas të dhënave zyrtare të palës gjermane, në dhjetor 2025 numri i automjeteve të reja BYD të regjistruara në këtë vend ishte dy herë më shumë se automjetet e “Tesla”-s dhe përgjatë të tërë vitit 2025, vëllimi i shitjeve të makinave elektrike BYD në Gjermani, që është edhe tregu më i madh i automjeteve elektrike në Evropë, u shtua 7 herë, dhe ashtu si edhe thekson përfaqësuesi i Dhomës Kineze të Tregtisë në BE, “aftësia konkurruese e industrisë së automjeteve elektrike të Kinës ka ardhur nga novacioni i vazhdueshëm teknologjik dhe epërsitë në kosto, bazuar në konkurrencë dhe jo në subvencione.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Ekonomi: Komisioni i Ekonomisë, fokus tek diskutimet cilësore të ligjeve të integrimit

Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi tha sot se i gjithë procesi i punës së këtij…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ekonomi: Komisioni i Ekonomisë, fokus tek diskutimet cilësore të ligjeve të integrimit

Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi tha sot se i gjithë procesi i punës së këtij…