Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

Këshilli i Ministrave përcaktoi sot kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm.


Këshilli i Ministrave përcaktoi sot kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm.

Vendimi parashikon kriteret që duhet të plotësojë kandidati për Inspektor të Përgjithshëm, si dhe procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të tij.

Vendimi parashikon krijimin e një komisioni ad hoc të përbërë nga: një përfaqësues nga institucioni që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm; një përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike; një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

Ky komision shqyrton dokumentacionin dhe zhvillon intervistat me kandidatët, brenda një afati jo më shumë se 15 ditë kalendarike nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.

“Vlerësimi i kandidatëve bëhet në një total prej 100 pikësh, ku me 60 pikë vlerësohet përvoja profesionale dhe me 40 pikë intervista e strukturuar me gojë.

Komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.

Po ashtu, Komisioni garanton barazi, objektivitet dhe transparencë gjatë gjithë procesit të vlerësimit.

Ndërkohë vendimi parashikon se në rastet kur ka indicie të arsyeshme për shkelje disiplinore, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, me iniciativë të tij ose pas informacionit zyrtar të ardhur nga institucione shtetërore, vendos fillimin e procedurës disiplinore dhe njofton me shkrim Inspektorin e Përgjithshëm për shkeljen e dyshuar dhe për fillimin e hetimit administrativ.

Për këtë urdhërohet ngritja e një grupi të posaçëm për hetimin administrativ të Inspektorit të Përgjithshëm, duke mbledhur prova, dëshmi, raportime dhe deklarata, sipas natyrës së shkeljes së pretenduar.

Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, në rast të konstatimit të shkeljes dhe në varësi të rrethanave të konstatuara, i propozon titullarit të institucionit përgjegjës edhe masat përkatëse disiplinore.

Inspektori i Përgjithshëm lirohet dhe shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me Reformën e…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me Reformën e…