Rama në Konferencën e Rektorëve: Korrektime të nevojshme në ligjin për Arsimin e Lartë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e Rektorëve, ku zhvilloi një bisedë të hapur me 40 rektorë të universiteteve publike dhe private


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e Rektorëve, ku zhvilloi një bisedë të hapur me 40 rektorë të universiteteve publike dhe private mbi cilësinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ka kaluar tashmë një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar mbi ndryshimet që ka sjellë koha në Ligjin për Arsimin e Lartë, si dhe mbi konstatimet e dala nga zbatimi i tij në praktikë.

Ai vlerësoi si pozitive përvojën e deritanishme dhe nënvizoi se ligji aktual është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin akademik.

Kryeministri bëri të ditur se edhe procesi i rishikimit do të zhvillohet në të njëjtën frymë bashkëpunimi, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një përmbysje të ligjit, por për korrektime të nevojshme.

Sipas tij, synimi është që puna përgatitore të realizohet në një kohë të arsyeshme, pa pritur sesionin e ardhshëm parlamentar, ndërsa procedurat ligjore mund të përmbyllen brenda këtij sesioni ose në fillim të atij pasardhës.

Në përfundim, Rama theksoi rëndësinë e ngritjes së një grupi të përbashkët pune, i cili do të reflektojë mbi shqetësimet dhe sugjerimet e evidentuara, me qëllim hartimin e ndryshimeve që do të përmirësojnë më tej kornizën ligjore të arsimit të lartë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…