Zv.ministri Guri: Vijon evidentimi i dëmeve nga përmbytjet

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri deklaroi sot se ka nisur evidentimi i dëmeve në zonat e përmbytura në vend.


Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri deklaroi sot se ka nisur evidentimi i dëmeve në zonat e përmbytura në vend.

Në një intervistë në medie, Guri u shpreh se ekspertët ndodhen në terren, teksa shtoi se ndër zonat më të prekura, janë Shkodra, Lezha, Kurbini, Durrësi, Berati, Vlora dhe Fieri.

“Evidentimi ka nisur që në ditët e para kur u shfaqën këto problematika. Ekspertët që ka në terren Ministria e Bujqësisë, kanë qenë në dispozicion të bashkive dhe autoriteteve lokale, për të kryer së bashku procesin e evidentimit të problematikave dhe dëmeve, si pasojë e reshjeve që ranë ditët e fundit në vendin tonë”, theksoi ai.

Sipas zv.ministrit, pati një situatë anormale nga reshjet.

“Niveli i shirave që ranë për një kohë të shkurtër ishte e barabartë me nivelin disamujor të reshjeve që në vite normale bien në këto zona. Edhe funksioni i sistemit të kullimit, që ka qenë në funksionim në këto zona, nuk ka kryer plotësisht eliminimin e efekteve që vijnë nga kjo situatë anormale atmosferike”, tha Guri.

Guri nënvizoi se gjysma e buxhetit që ministria ka në dispozicion, i dedikohet pjesës së kullimit.

“Ruajtja e kanaleve kryesore dhe argjinaturave, është detyrë që ministria e mbështet me fonde të konsiderueshme. Gjysmën e buxhetit që kemi në dispozicion ia dedikojmë për pjesën e ujit dhe të kullimit. Pjesa e ruajtjes e sistemit të kullimit është detyrim i vazhdueshëm. Edhe pastrimi i kanaleve kryhet në mënyrë të vazhdueshme. Punonjësit tanë janë në terren”, u shpreh zv.ministri i Bujqësisë.

Ndër të tjera, Guri tha se në vitin 2026 është planifikuar vijimi i investimeve.

“Ne do të vazhdojmë të konsiderojmë prioritare investimet në ujitje dhe kullim, ashtu siç kemi bërë edhe më parë. Më tej, elementët që janë identifikuar si sfidues do të jenë prioritarë për mbështetje me investime gjatë vitit 2026,” u shpreh Guri.

Por sipas tij, investimet bëhen në bazë të kapaciteteve të reshjeve. “Në kushtet kur këto kapacitete tejkalohen disa herë gjatë një periudhe 3-ditore, kur kemi regjistruar 50% të reshjeve të të gjithë janarit, atëherë situata nuk lidhet vetëm me sistemin e kullimit, por edhe me reshjet anormale”, tha ai.

Guri informoi se kur evidentimi dhe analizimi i dëmeve të përfundojë, do të përcaktohet dhe vlera e dëmeve.

Burimi ATSH

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…