Ndreu: Prani uji në 20% të territorit, pezullohet mësimi në dy shkolla

Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar problematikat e para në bashkinë e Lezhës, ku për shkak të pranisë së ujit është pezulluar mësimi në dy shkolla.


Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar problematikat e para në bashkinë e Lezhës, ku për shkak të pranisë së ujit është pezulluar mësimi në dy shkolla.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu bëri të ditur se aktualisht ka prezencë uji në 20% të territorit të qytetit.

“Një pasqyrë të saktë se sa hektarë tokë bujqësore janë nën ujë ende nuk kemi, por ne ndodhemi në terren për të monitoruar nga afër situatën. Aktualisht është pezulluar mësimi në dy shkolla për shkak të prezencës së ujit në qendër të qytetit. 20% e territorit të qytetit është i zënë me ujë”, u shpreh Ndreu.

Sipas tij, ka fryrje të lumenjve për shkak të prurjeve dhe prezencë uji në disa toka bujqësore, por jo në banesa.

“Për momentin po ikim shtëpi më shtëpi, po komunikojmë me të gjithë kryetarët e fshatrave për të evidentuar nëse do të ketë ndonjë rast që duhet të evakuohet, por deri tani nuk kemi ndonjë problematikë të tillë”, u shpreh Ndreu për ATSH.

Më herët bashkia Lezhë informoi se për shkak të reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata në territor pritet të rëndohet.

Autoritete vendore u kërkojnë të gjithë banorëve që, në rast emergjence apo nëse konstatojnë prezencë uji në banesat e tyre, të kontaktojnë menjëherë në numrat e emergjencës të vendosur në dispozicion: +355 68 367 8727

Bashkia Lezhë është në gatishmëri të plotë dhe po ndjek nga afër situatën për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për qytetarët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja Sakiqi, takim me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Kielit dhe Lübeckut

Në kuadër të vizitës së Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, në Schleswig-Holstein, u zhvillua një takim me…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja Sakiqi, takim me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Kielit dhe Lübeckut

Në kuadër të vizitës së Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, në Schleswig-Holstein, u zhvillua një takim me…