Rama: Rrisim kapacitetet në Mbrojtje, hodhëm bazat e industrisë ushtarake

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ambicien që Shqipëria të jetë vend prodhues i kapaciteteve ushtarake jo vetëm për nevojat e brendshme por edhe t’i eksportojë ato.


Kryeministri Edi Rama shprehu sot ambicien që Shqipëria të jetë vend prodhues i kapaciteteve ushtarake jo vetëm për nevojat e brendshme por edhe t’i eksportojë ato.

Në konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët, Rama u ndal te masat që janë marrë për zhvillimin e industrisë ushtarake në vend dhe pritshmëritë nga ky sektor.

Kryeministri theksoi se ky është vit historik për ushtrinë tonë sepse janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes “Made in Albania”.

“Kompania shtetërore ka nënshkruar 6 marrëveshje dhe më në fund do të prodhojmë uniformat në vendin tonë do ta bëjmë përmes këtij sistemi vendin tonë pikë referimi për prodhimin e uniformave. Ushtria suedeze qep një pjesë të uniformave të veta në Shqipëri në një marrëveshje kontraktuale private. Do të prodhojmë mjete të blinduara dhe të emergjencës”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se tani që flasim në Shqipëri po prodhohen një sërë mjetesh autoambulancash dhe mjete patrullimi policor.

“Do të prodhojmë dronet luftarakë dhe sistemet antidronë. Porositë e para janë kryer 6- mujorin e parë të 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të realizuar kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, shtoi Rama.

Rritja e buxhetit të mbrotjes, sipas tij, është historike, pasi jemi pjesë e NATO-s.

“Sot është shumë e qartë që të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë. Ndërkohë që kemi parë me pozitivitet të madh edhe një tendencë në rritje të qasjes së të rinjve ndaj FA, ku objektivi është që personeli aktiv të rritet me 30% deri në fund të këtij mandati”, tha Rama, ndërsa shtoi se 721 rekrutë të rinj i janë bashkuar FA-së vetëm këtë vit.

Kryeministri theksoi se kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajonin tonë, përfshirë edhe Serbinë, ndërsa siguroi se “do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen me paga të ushtarakëve tanë”.

Ambicia, sipas Kryeministrit Rama, është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s.

Rama theksoi se ky vit që hyn na gjen me sistem raketor Javelin falë bashkëpunimit me SHBA-në.

“Jemi me tre anije patrulluese që i kemi dhuratë nga Italia. Kemi radarë të vëzhgimit ajror nga Franca”, shtoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…