Begaj në ceremoninë e betimit të ushtarëve të rinj: Paqja dhe siguria, vlera që duhen mbrojtur çdo ditë

Presidenti Bajram Begaj i uroi sot suksese efektivëve të rinj të Forcave të Armatosura në këtë rrugëtim fisnik, siç e quajti ai, për të qenë ushtarakë të denjë të vendit.


Presidenti Bajram Begaj i uroi sot suksese efektivëve të rinj të Forcave të Armatosura në këtë rrugëtim fisnik, siç e quajti ai, për të qenë ushtarakë të denjë të vendit.

Gjatë ceremonisë së betimit të studentëve në Akademinë e Forcave të Armatosura, Begaj deklaroi, ndër të tjera, se efektivët e rinj përfaqësojnë shpresën, vazhdimësinë dhe forcën morale të institucionit të mbrojtjes.

Duke sjellë në vëmendje strategun e ushtrisë amerikane, ish-Sekretarin e Shtetit, Colin Pawell, Begaj i këshilloi të rinjtë se suksesi arrihet gradualisht dhe për këtë u shpreh se ata duhet të studiojnë dhe punojnë fort, të bëjnë më të mirën e mundshme dhe të mos reshtin se punuari, duke u treguar të tjerëve që e bëjnë mirë punën e tyre.

“Uniforma që vishni sot është simbol nderi, përgjegjësie dhe dinjiteti. Ajo qëndron denjësisht përkrah uniformave të tjera të vendeve aleate në NATO dhe përfaqëson Shqipërinë në çdo mision, brenda dhe jashtë vendit. Shpreh bindjen se kjo uniformë do të shërbejë si busulla juaj morale dhe profesionale, në shërbim të paqes, sigurisë dhe lirisë”, deklaroi Begaj.

Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Begaj theksoi gjatë fjalës përshëndetëse të efektivëve të rinj se misioni i tyre shkon përtej profesionit, pasi është nder, krenari dhe shërbim ndaj mbrojtjes së atdheut, garantimit të paqes dhe sigurisë.

Duke iu referuar situatave të ndërlikuara të sigurisë, Begaj theksoi se paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqena dhe se ato janë vlera që duhen mbrojtur çdo ditë dhe kërkojnë përkushtim, vigjilencë e sakrificë.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vlerësoi se Forcat të Armatosura kanë dëshmuar profesionalizëm, besueshmëri dhe përkushtim ndaj NATO-s dhe paqes ndërkombëtare dhe Shqipëria ka kontribut aktiv në misione dhe operacione të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria do të vijojë rritjen e buxhetit të mbrojtjes jo vetëm për të përmbushur angazhimet ndaj Aleancës, por për të garantuar rritjen cilësore dhe të qëndrueshme të Forcave të Armatosura, sepse fuqia e një ushtrie nuk matet vetëm me pajisje apo numra, por, mbi të gjitha, me njerëzit që e përbëjnë, me brezat e rinj që i bashkohen asaj. Matet me ju”, deklaroi Begaj gjatë kësaj ceremonie. Ai theksoi se “Akademia e Forcave të Armatosura ka një rol dhe përgjegjësi të madhe: përgatitjen e liderëve të rinj ushtarakë, të aftë për të përballuar mjedisin bashkëkohor të sigurisë dhe standardet e ndërveprueshmërisë me NATO-n”, tha Begaj.

“Sistemi ynë arsimor ushtarak ka shënuar rritje të dukshme cilësore me rikthimin e Akademisë së mirëfilltë Ushtarake”, theksoi Begaj, i cili, në fund të fjalës së tij, shprehu mirënjohje të veçantë për familjarët e ushtarakëve për sakrificën dhe dashurinë me të cilën i kanë brumosur të rinjtë dhe të rejat që bëjnë krenarë çdo shqiptar.

Burimi ATSH

Gjon Mili Jazz&Blues Festival në edicionin e pestë tek Amfiteatri i Liqenit Artificial

Teatri i hapur “Mirush Kabashi” pranë Liqenit Artificial në Tiranë mirëpriti sonte edicionin e pestë të Gjon Mili Jazz &…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gjon Mili Jazz&Blues Festival në edicionin e pestë tek Amfiteatri i Liqenit Artificial

Teatri i hapur “Mirush Kabashi” pranë Liqenit Artificial në Tiranë mirëpriti sonte edicionin e pestë të Gjon Mili Jazz &…