Ibrahimaj: “Paqja Fiskale” nuk rrezikon qëndrueshmërinë fiskale të vendit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se paketa e “Paqes Fiskale” nuk e rrezikon qëndrueshmërinë fiskale të vendit, përkundrazi, ajo vlerësohet si një instrument i domosdoshëm për forcimin e marrëdhënieve mes biznesit dhe institucioneve publike, si dhe për rritjen e parashikueshmërisë financiare në ekonomi.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se paketa e “Paqes Fiskale” nuk e rrezikon qëndrueshmërinë fiskale të vendit, përkundrazi, ajo vlerësohet si një instrument i domosdoshëm për forcimin e marrëdhënieve mes biznesit dhe institucioneve publike, si dhe për rritjen e parashikueshmërisë financiare në ekonomi.

Gjatë një konference për shtyp mbi treguesit ekonomikë të vitit 2025 dhe pritshmëritë për vitin që vjen, ministrja Ibrahimaj iu referua raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke theksuar se e ka lexuar me vëmendje dhe se vlerësimi i qeverisë për paqen fiskale mbetet pozitiv.

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në deklaratën e publikuar sot në përfundim të Konsultimit të Nenit IV për vitin 2025 vlerësonte se marrëveshja “Paqja Fiskale”, e cila ofron falje borxhesh dhe rivlerësim preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe përputhshmërinë tatimore.

Ministrja Ibrahimaj tha se përfshirja në paketën e “Paqes Fiskale” është një nismë tërësisht vullnetare nga ana e biznesit dhe synon të ndërtojë një marrëdhënie besimi ndërmjet administratës tatimore dhe biznesit.

“Është e rëndësishme që biznesi të ketë parashikueshmëri për detyrimet që do të paguajë ndaj buxhetit të shtetit, por po aq e rëndësishme është që edhe buxheti i shtetit të ketë parashikueshmëri për të ardhurat që do të gjenerohen”, u shpreh ajo.

Ministrja sqaroi se paketa përbëhet nga dy komponentë kryesorë.

Komponenti i parë lidhet me kontratat vullnetare që bizneset do të lidhin me administratën tatimore për të ardhmen, ndërsa komponenti i dytë synon adresimin e detyrimeve të së kaluarës.

Kjo, sipas saj, do t’u mundësojë bizneseve të hyjnë në një fazë të re zhvillimi pa barrë financiare të trashëguara.

“Bizneset sot përballen me sfida të reja, veçanërisht në prag të integrimit në tregun e përbashkët europian. Është thelbësore që ato të kenë një situatë financiare të qetë për të investuar, për t’u modernizuar dhe për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë”, tha Ibrahimaj.

Duke iu referuar shqetësimeve se “Paqja Fiskale” mund të cenojë stabilitetin fiskal, ministrja nënvizoi se të gjitha parashikimet flasin për një performancë pozitive të ekonomisë dhe të ardhurave edhe në vitin e ardhshëm.

Ajo kujtoi gjithashtu se Ministria e Financave ka publikuar Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave, e cila është në linjë me politikat tatimore të Bashkimit Europian.

“Rruga jonë është drejt përafrimit me politikat tatimore të Bashkimit Europian dhe nuk shoh asnjë komponent të kësaj pakete që cenon qëndrueshmërinë fiskale. Përkundrazi, vitet e fundit kanë treguar një fokus të qartë në stabilitetin makroekonomik dhe financiar të vendit, gjë që dëshmohet edhe nga treguesit”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…