Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, në kuadër të festave të fundvitit, duke zgjedhur që këtë periudhë ta ndajë me ata që kanë më shumë nevojë për prani, vëmendje dhe ngrohtësi njerëzore.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, në kuadër të festave të fundvitit, duke zgjedhur që këtë periudhë ta ndajë me ata që kanë më shumë nevojë për prani, vëmendje dhe ngrohtësi njerëzore.

Gjatë vizitës, ministri theksoi rëndësinë e këtij institucioni për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë shqiptare, duke nënvizuar se Instituti i të Miturve nuk ofron vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për rehabilitim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë që kanë rënë në konflikt me ligjin.

Lamallari theksoi se, “ky institut është institucion me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë tonë pasi ofron jo vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për ndryshim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë”.

Lamallari vlerësoi punën e përkushtuar të stafit, i cili çdo ditë angazhohet për trajtimin me dinjitet të të miturve, përfshirjen e tyre në programe arsimore, psikosociale dhe profesionale, si dhe për forcimin e shpresës se çdo i mitur meriton një shans të dytë.

“Angazhimi ynë është i qartë, për një sistem drejtësie që jo vetëm ndëshkon ata që shkelin ligjin, por mbi të gjitha rehabiliton, parandalon përsëritjen e krimit dhe investon tek të miturit dhe të rinjtë si filizat e një të ardhme të ndritur të Shqipërisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Burimi ATSH

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar atë si një fitore të bashkimit,…

Global 360

Vuçiç pranon humbjen e zgjedhjeve, studentët pritet të sigurojnë 135-140 mandate

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi, në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin RTS, se partia e tij “Serbia e Bashkuar”…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar atë si një fitore të bashkimit,…