Gogu: Mbrojtje reale ligjore për fëmijët pa kujdes prindëror

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu bëri të ditur sot se ligji “Për Kujdesin Alternativ në Familje” vendos në qendër interesin e fëmijës, duke garantuar standardet më të larta europiane në këtë drejtim.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu bëri të ditur sot se ligji “Për Kujdesin Alternativ në Familje” vendos në qendër interesin e fëmijës, duke garantuar standardet më të larta europiane në këtë drejtim.

Përmes një videomesazhi, Gogu solli në vëmendje disa nga risitë e këtij ligji, i cili u miratua në seancën e djeshme plenare.

Kujdesi alternativ, sipas ministrit, do të thotë se kur një fëmijë mbetet pa kujdes prindëror, ose rrezikon ta humbasë atë, ai duhet të rritet në një familje të sigurt, me kujdes alternativ profesional ose vullnetar.

Në këtë drejtim, Gogu u shpreh se ligji garanton që fëmija të ketë arsim, shëndet, privatësi, e pjesëmarrje.

“Në bazë të tij, krijohet një regjistër elektronik i kujdesit, transparencë institucionale dhe gjurmueshmëri, por edhe monitorim i rregullt”, u shpreh ai.

Gogu theksoi se ky ligj, integrimin europian e bën shumë konkret jo më përmes kapitujve e standardeve në letër, por si një realitet që i mbron fëmijët në jetën e vërtetë.

Sipas ministrit, ligji siguron një plan monitorimi dhe mbështetje. “Pra fëmija nuk duhet të jetë i izoluar në institucione. Ky ligj e vendos interesin më të lartë të fëmijës në qendër dhe krijon dy rrugë kujdesi: kujdesin alternativ profesional dhe kujdesin alternativ vullnetar, qoftë me rregulla të qarta për përzgjedhjen e familjeve, por edhe për trajnimin e familjeve dhe për certifikimin e tyre”, shtoi ai.

Thelbësore, sipas Gogut është që fëmija dëgjohet, mendimi i tij merret dhe kjo bëhet në një mënyrë të përshtatshme për moshën.

“Nëse nevojitet një psikolog duhet të sigurohet prania e tij dhe të dokumentohet ajo bisedë. Me pak fjalë ky ligj garanton që fëmija të ketë një kujdes alternative si në arsim, shëndet, privatësi e pjesëmarrje. Madje edhe ruajtjen e ligjeve familjare të gjakut, kur kjo është në interesin e tij”, shtoi Gogu.

Por sipas tij, ligji nuk do të mjaftonte nëse kujdesi sigurohet vetëm me fjalë ndaj ndaj edhe parashikohet mbështetje financiare, madje për ato profesionale, edhe pagë mujore.

“Ne votojmë për një Shqipëri më europiane te fëmijët sepse një vend matet na mënyra se si trajton fëmijët dhe jo thjesht duke iu dhënë atyre një strehë, por një shtëpi që i bën ata më të mirë”, shtoi Gogu.

Marrë nga ATSH

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog me protestuesit.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog me protestuesit.