Hainan me politikë të posaçme doganore. Kina ndjek politikën e hapjes përballë proteksionizmit dhe de-globalizimit

Zona të lira për sektorin e naftës dhe gazit, qiradhënien e avionëve, kërkim-zhvillimin e prodhimin e komunikimeve optike, industrinë biofarmaceutike, tregtinë elektronike ndërkufitare, për parqet industriale dhe parqet e përqendruara në bujqësi, pylltari dhe peshkim, etj, janë pikërisht risitë e Kinës në fushën e zonave të lira ekonomike dhe tregtare, që kanë ardhur si rezultat i reformave institucionale dhe inovacionit industrial, duke dhënë rezultate të prekshme për investitorët e huaj.



Imazhi i parë tregon vendin e ndërtimit të rrjetit rrugor në fazën fillestare të Zonës së Re Haikou Jiangdong më 20 maj 2020. Imazhi i dytë tregon fazën fillestare të Zonës së Re Haikou Jiangdong, e cila ka marrë formë që nga 7 dhjetori 2025./Foto nga VCG

Nga Prof. Dr. Enriko Ceko
Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”

Duke filluar që nga mesi i muajit dhjetor 2025 në të gjithë provincën ishullore të Kinës Jugore, Hainan, do të zbatohet politika e posaçme doganore, që e kthen këtë rajon një ndër zonat më të hapura të tregtisë së lirë të Kinës, një ngjarje mjaft e rëndësishme kjo për hapjen e vendit në nivelin më të lartë, përballë tentativave të disa lojtarëve të ekonomisë transnationale për shtimin e proteksionizmit dhe idesë së de-globalizimit, një veprim mjaft i përshtatshëm për ekonominë e vendit, atë rajonale dhe atë globale në tërësi.

Ky veprim duket se sinjalizon që hapja institucionale e Kinës po hyn në një fazë të re, që pritet të gjenerojë efekte të forta për 21 zonat e tjera pilot të tregtisë së lirë (ZL) të vendit. Nga Shangai në Hainan, në Kinë janë krijuar 22 zona të tregtisë së lirë, që synojnë hapje me cilësi të lartë. Zyrtarisht, operacionet doganore në përshtatje me rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare me standarde të larta fillojnë në 18 dhjetor 2025 në Portin e Tregtisë së Lirë (Free Trade Port) në Hainan të Kinës.

Fotografia e parë tregon vendin e ndërtimit të Tunelit Haikou Wenming East River-Crossing më 19 qershor 2019. Fotografia e dytë tregon Tunelin Wenming East, tuneli i parë në Provincën Hainan që kalon lumin Nandu, i cili u përfundua dhe u hap për trafik më 7 dhjetor 2025./Foto nga VCG

Rrugëtimi i këtij procesi ka filluar në vitin 2013 me lançimin e Zonës Pilot të Tregtisë së Lirë të Kinës në Shangai dhe për një periudhë 12 vitesh, ky program është zgjeruar duke kaluar në shtatë faza, nëpërmjet të cilave tashmë kemi një rrjet kombëtar prej 22 Zonash të Lira Tregtare, që përfshijnë deri tani rajone bregdetare, të brendshme dhe kufitare.

Veprimtaria në këto zona të lira si për shembull në Shangai, Zhejiang, Guangdong, Tianjin, Fujian, etj, është përqendruar kryesisht në prodhimin e avancuar, shërbimet moderne dhe lidhjen me tregjet globale. Në disa zona të lira në brendësi të territorit të vendit, si për shembull në Henan, Sichuan, Shaanxi, etj, veprimtaria kryesore është logjistika dhe përpunimi industrial. Në disa zona të lira kufitare si për shembull në Guangxi, Yunnan, Heilongjiang etj., veprimtaria kryesore është fokusuar në tregtinë ndërkufitare dhe bashkëpunimin rajonal.

Që nga zona e parë model e deri tani Kina ka ndjekur një trajektore të qartë të bërjes gjërave mirë që herën e parë dhe vazhdimësinë e punës në zonat e tjera, duke patur parasysh faktin se sejcila zonë krijohet mbështetur në avantazhet e veta lokale dhe bazën industriale, duke krijuar mundësi që inovacionet institucionale, të testuara në një zone, të promovohen në të gjithë vendin.

Si rezultat i zhvillimit të diferencuar dhe duke u përqendruar në industri të reja, modele të reja biznesi dhe forma të reja të bërjes së tregtisë, shumë zona janë bërë nxitës të rëndësishëm të zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës.

Zona të lira për sektorin e naftës dhe gazit, qiradhënien e avionëve, kërkim-zhvillimin e prodhimin e komunikimeve optike, industrinë biofarmaceutike, tregtinë elektronike ndërkufitare, për parqet industriale dhe parqet e përqendruara në bujqësi, pylltari dhe peshkim, etj, janë pikërisht risitë e Kinës në fushën e zonave të lira ekonomike dhe tregtare, që kanë ardhur si rezultat i reformave institucionale dhe inovacionit industrial, duke dhënë rezultate të prekshme për investitorët e huaj.

Por ja si filloi ky precedent tregtar, bazuar në rregullimin miqësor ndaj ndërmarrjeve. Ai për herë të të parë u pilotua në Zonën e Portit të Lidhur me Yangpu – “vitrina” e hershme e Zonave të Lira Tregtare në Kinë. Transaksioni fillestar, i përfunduar nga Hainan Ausca International Oils and Grains Co., Ltd. në vitin 2021, që krijoi precedentin, më pas u zgjerua në Zonën e Zhvillimit Yangpu, Zonën Kombëtare të Zhvillimit Industrial të Teknologjisë së Lartë Haikou dhe në një listë të ndërmarrjeve të tjera të miratuara në të gjithë provincën, duke gjeneruar një bazë të konsiderueshme rastesh dhe përvoje operative. Firmat pjesëmarrëse në këtë projekt fillestar raportuan ulje të konsiderueshme të kostove në rastet zhvendosin mallra të përpunuara në kontinent, duke ofruar përfitime të prekshme si për prodhuesit ashtu edhe për konsumatorët.


Fotografia e parë tregon vendin e ndërtimit të Projektit Hainan Refining & Chemical Ethylene Million-Ton në Zonën e Zhvillimit Ekonomik Yangpu më 27 maj 2020. Fotografia e dytë tregon Projektin Hainan Refining & Chemical Ethylene Million-Ton, i cili u vu në funksionim më 12 dhjetor 2025./Foto nga VCG

Sipas kësaj përvoje, reformat institucionale gjatë kësaj periudhe u përqendruan kryesisht në liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, hapjen financiare dhe transformimin e funksioneve qeveritare, ndërsa në lidhje me inovacionin industrial kanë qenë krijueshmëria, investimi në pronësinë intelektuale dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare, ato që kanë vënë vulën e besueshmërisë, efikasitetit dhe efektivitetit të këtyre zonave në Kinë.

Zona e lirë në Shangai është ajo që ka udhëhequr inovacionin në shërbimet financiare dhe tregtinë digjitale, duke përfshirë këtu edhe reformat e tregtimit të të dhënave, ndërsa Hainani është vendi ku do aplikohet operacioni i ardhshëm doganor, që do bëjë të mundur hyrjen pa pengesa në kufi për shumicën e mallrave të huaja, të cilat përfitojnë nga (1) tarifat zero, (2) procedurat e zhdoganimit të përshpejtuar, (3) aksesit të rregulluar në kufirin doganor midis Hainan dhe kontinentit, etj, pika ku mallrat do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes standarde doganore, për të siguruar drejtësi dhe për të parandaluar kontrabandën, në mënyrë që më pas të ketë një rrjedhë të lirë të produkteve, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit brenda ishullit, gjë që përfaqëson në fakt një përparim të mëtejshëm institucional, që e shpie në një nivel edhe më të lartë dhe më të ri, hapjen e Kinës ndaj ekonomisë botërore transnacionale.

Më 18 dhjetor 2025, pasi Porti i Tregtisë së Lirë i Hainanit nisi zyrtarisht mbylljen doganore në të gjithë ishullin, grupi i parë i lëndëve të para petrokimike me “tarifa zero” mbërriti në Yangpu sipas planit./Foto nga VCG

Operacionet e posaçme doganore kanë një rëndësi shumë të madhe. Sipas Planit Master për Ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë, Hainani synon të krijojë një sistem të orientuar nga liberalizimi dhe lehtësimi në pesë fusha: (1) tregtia, (2) investimet, (3) flukset ndërkufitare të kapitalit, (4) hyrja e dalja personale dhe (5) transporti, paralelisht me grumbullimin e të dhënave, përpunimin e tyre, nxjerrjen e rezultateve dhe marrjen e vendimeve, në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Duke vënë në qendër liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë, në këtë zonë është vendosur mbikëqyrje speciale doganore, që përfshin të tërë territorin e ishullit, në të cilin do aplikohen tarifa zero për tregtinë e mallrave.

Zonat e Tregtisë së Lirë në Kinë për një periudhë 10 vjeçare (2013 – 2023), kanë gjeneruar më shumë se 300 inovacione institucionale të cilat u replikuan me suksese të plotë në të gjithë vendin dhe paralelisht me to, pushteti vendor në Linë ndërmori më shumë se 2,800 masa shtesë reformuese, reforma që i kanë kthyer Zonat e Tregtisë së Lirë në Kinë në një motor kyç të rritjes së volumit të tregtisë së jashtme dhe volumit dhe diversifikimit të investimeve në Kinë. Si rezultat, në vitin 2024, të 22 Zonat e Tregtisë së Lirë të Kinës regjistruan importe dhe eksporte totale prej 8.59 trilion juanësh, duke kontribuar në gati 1/5 e tregtisë totale të Kinës, duke tejkaluar edhe shkallën e rritjes kombëtare dhe shfrytëzimi aktual i investimeve të huaja arriti në më shumë se 28 miliardë $, pothuajse 1/4 e totalit kombëtar.

Me lançimin e politikës speciale doganore në Zonën e Tregtisë së Lirë të Hainanit, strategjia e Kinës për zonat e lira po lëviz nga niveli i testimit në nivelin e krijimit të platformave të qëndrueshme të hapjes me nivel të lartë, duke synuar edhe dhënien e një vrulli të ri dhe të qëndrueshëm për ndërtimin e një ekonomie edhe më të hapur dhe të bazuar në ligje, rregulla, parime e standarde.


Imazhi i sipërm tregon Terminalin e Kontejnerëve Yangpu Xiaochantan më 7 gusht 2018, dhe imazhi i poshtëm tregon Terminalin Ndërkombëtar të Kontejnerëve Yangpu (më parë Terminali i Kontejnerëve Yangpu Xiaochantan) më 17 dhjetor 2025./Foto nga VCG

Fillimi zyrtarisht i operacioneve speciale doganore, në 18 dhjetor 2025, në Hainan, që është një zonë me madhësi afërsisht sa Belgjika në Evropë, apo sa shteti Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të vërtetë shënon një nga eksperimentet më agresive dhe ambicioze në ekonominë kineze, që nga pranimi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në vitin 2001 dhe për Kinën, kjo ngjarje përfaqëson më shumë se një moment historik në zhvillimin rajonal dhe global. Është një vendim me qëllimin për të ecur përpara me hapjen institucionale në një kohë kur kushtet globale duket sikur janë të pafavorshme ndaj kësaj, dhe janë pikërisht ekonomitë e mëdha që kanë filluar të shtrëngojnë kontrollet e eksportit, të aplikojnë shqyrtimin e investimeve, të sigurojnë zinxhirët e furnizimit dhe të ringjallin politikën industriale, ndërsa Kina zgjedh një model që përpiqet të kombinojë liberalizimin në shkallë të gjerë me disiplinën rregullatore të sofistikuar dhe është pikërisht Hainani, kjo provincë e ndarë gjeografikisht, por mjaft e integruar administrativisht, vendi ku do bëhet testimi për këtë akt ambicioz balancimi.

I tërë ky projekt madhështor dhe ky proces zhvillimor modern në lidhje me Zonat e Lira Tregtare në Kinë ka padyshim mbështetjen e plotë politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe të Presidentit të vendit Xi Jinping. Konkretisht, në Sesionin e Katërt Plenar të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), politikëbërësit miratuan Rekomandimet e Komitetit Qendror të PKK-së për Formulimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar, duke nënvizuar domosdoshmërinë e zhvillimit të Zonës së Lirë Tregtare të Hainanit sipas “standardeve të larta”. Gjatë rrjedhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar, pritet që korniza institucionale e Hainanit të përparojë nga formatimi bazë në konsolidim më të thellë, duke parashikuar me vesueshmëri shumë të lartë se rezultati i këtij procesi do të jetë liri dhe parashikueshmëri më e madhe në lëvizjen e mallrave, kapitalit, njerëzve dhe zhvillimin e sektorit të transport logjistikës në të gjithë ishullin, së bashku me flukse të dhënash më të sigurta dhe të rregulluara, në mënyrë që zinxhirët e furnizimit të jenë të garantuar, jo thjesht dhe vetëm për Kinën dhe popullin e saj po për të tërë botën, kur në ekonomitë e tjera të përparuara ka një prirje për shtimin e masave proteksioniste, gjë që ndikon negativisht në mirëfunksionimin e zinxhirëve globalë të furnizimit. Parë në këtë aspekt, duket se vendimi i Pekinit për të nisur dhe thelluar operacione të posaçme doganore është një “paradoks”, por kjo lëvizje e qëllimshme është në fakt një hap shumë i rëndësishëm drejt hapjes më të gjerë e cila kombinon orkestrimin institucional të procesit, orkestruar për të zgjeruar lirinë e tregut. Është pikërisht ky “Paradoks” që mund të jetë tipari përcaktues i epokës së ardhshme të modernizimit ekonomik të Kinës.

 

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve…