Balla: PS, komision etike për të goditur nepotizmin dhe emërimet abuzive

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot për mediet se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar është diskutuar edhe ngritja e Komisionit të Etikës brenda Partisë Socialiste.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot për mediet se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar është diskutuar edhe ngritja e Komisionit të Etikës brenda Partisë Socialiste.

I pyetur lidhur me këtë proces, Balla sqaroi se Komisioni i Etikës nuk ka të bëjë me grupin parlamentar, por me strukturat e partisë.

“Mbledhja e grupit ka pasur disa çështje në rendin e ditës. Një prej tyre ka qenë një prezantim në vijim të një komunikimi publik të bërë nga kryetari i partisë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të 11 shtatorit. Ishte caktuar një kolege, ministrja Pirdeni, për të prezantuar një draft, një projekt për ngritjen dhe funksionimin e një Komisioni Etike në Partinë Socialiste, jo në grupin parlamentar”, u shpreh Balla.

Ai bëri të ditur se sot është prezantuar një projekt i parë mbi qëllimet dhe mënyrën e funksionimit të këtij komisioni, i cili lidhet drejtpërdrejt me prioritetet e mandatit të katërt të qeverisjes socialiste.

“Sot është prezantuar një projekt i parë i qëllimeve dhe i mënyrës së funksionimit të Komisionit të Etikës, i cili ndërlidhet ngushtë me atë që kryetari Rama ka prezantuar si një nga hapat e rëndësishëm që do të ndiqen gjatë këtij mandati të katërt. Ky hap ka të bëjë me goditjen e çdo forme të emërimeve nepotike, edhe kur ato tentojnë të justifikohen apo të mbulohen me petkun partiak”, tha Balla.

Sipas tij, mandati aktual është historik dhe kërkon standarde më të larta sjelljeje nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

“Ky është një mandat historik. Shqiptarët na kanë besuar më 11 maj mandatin më të fortë, por njëkohësisht na kanë treguar edhe sesi duhet të sillemi me këtë mandat”, deklaroi ai.

Balla theksoi se krijimi i një vije të qartë etike është thelbësor për të ndarë përgjegjësinë politike nga interesat familjare.

“Krijimi i një vije të qartë etike ndarëse është i domosdoshëm. Të qenit deputet i Partisë Socialiste duhet të shoqërohet me një standard të qartë etik, ku të afërmit familjarë të deputetëve apo funksionarëve politikë të mos kenë asnjë lidhje apo përfitim nga administrata publike”, përfundoi Balla.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…