Nga 1 janari, në AKPA do të publikohen të gjitha vendet e lira të punës në administratën publike

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se nga 1 janari Agjencia Kombëtare e Personelit (AKPA) do të funksionojë si portali i vetëm unik ku do të shpallen të gjitha vendet e lira të punës në administratën publike.

Sipas ministres Ibrahimaj, qëllimi i këtij portali është të lehtësojë procesin e aplikimit për të gjithë kandidatët, duke ofruar informacion të qartë dhe të përqendruar në një vend të vetëm.

Ky sistem nuk do të shërbejë vetëm për shërbimin civil, por do të përfshijë të gjitha strukturat dhe institucionet shtetërore.

“Ky hap do të rrisë transparencën dhe aksesin e barabartë në administratën publike, duke e bërë më të thjeshtë për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët të aplikojnë për vendet e punës që u takojnë”, tha Ibrahimaj, gjatë takimit me të rinjtë e punësuar nga programet e nxitjes së punësimit.

/Burimi ATSH

Media franceze: Shqipëria surprizon vizitorët e huaj, nga bukuritë e Rivierës te çmimet e favorshme

Një artikull i botuar në median franceze të udhëtimeve “Horticulture” sjell historinë e një familjeje franceze, e cila fillimisht kishte…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia