Spiropali me homologen rumune: Korridori VIII, arterie strategjike për ekonominë dhe sigurinë në Europë

Gjatë Ministerialit të OSBE-së në Vjenë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Oana Toiu.


Gjatë Ministerialit të OSBE-së në Vjenë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Oana Toiu.

Në fokus të bisedimeve ishte ritmi i përshpejtuar i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, si dhe mbështetja politike dhe teknike që Rumania po ofron për këtë proces.

Ministrat diskutuan gjithashtu planin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta rajonale, me theks të veçantë në Korridorin VIII, i cili konsiderohet një arterie strategjike për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë në Europë.

“Përgjatë Ministerialit të OSBE në Vjenë, u takuam me miken dhe ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Oana Toiu, për ritmin e përshpejtuar të Shqipërisë drejt BE, mbështetjen politike dhe teknike të Rumanisë, planin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, ku spikat Korridori VIII, si arterie strategjike për ekonominë dhe sigurinë në Europë”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Marrë nga ATSH

Tavo takon ambasadoren e Izraelit, diskutime për projekte në fusha të ndryshme

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo priti në takim ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg, me të cilën…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tavo takon ambasadoren e Izraelit, diskutime për projekte në fusha të ndryshme

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo priti në takim ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg, me të cilën…