Ibrahimaj: 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030-ën

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Shoqatën e Bankave, ka ndërmarrë nismën për hartimin e një Programi Kombëtar për pagesat elektronike, me qëllim reduktimin e përdorimit të parasë fizike në ekonomi dhe rritjen e pagesave digjitale në të gjithë vendin.


Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Shoqatën e Bankave, ka ndërmarrë nismën për hartimin e një Programi Kombëtar për pagesat elektronike, me qëllim reduktimin e përdorimit të parasë fizike në ekonomi dhe rritjen e pagesave digjitale në të gjithë vendin.

Në takimin “Cashless Albania 2030”, i zhvilluar sot në Tiranë, morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministri i Financave Petrit Malaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, përfaqësues të Administratës Tatimore, të bankave të nivelit të dytë, si dhe të ftuar nga institucione të ndryshme të linjës.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj deklaroi se kjo nismë ka për synim të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset, duke krijuar një infrastrukturë moderne, të sigurt dhe funksionale.

Sipas saj, objektivat kryesorë janë rritja e pagesave digjitale, formalizimi i ekonomisë, afrimi me standardet europiane, forcimi i edukimit financiar për qytetarët dhe bizneset.

Ibrahimaj njoftoi gjithashtu se po ngrihet një Këshill për Pagesat Digjitale, i cili do të ketë për qëllim reduktimin e kostove të pagesave për bizneset dhe konsumatorët, si dhe uljen e varësisë nga paraja fizike.

Kjo strukturë, sipas saj, nuk prek kompetencat e Bankës së Shqipërisë, por i vjen në ndihmë procesit të modernizimit të pagesave.

Ministrja theksoi se përdorimi i shërbimeve bankare në Shqipëri mbetet i ulët. Duke u bazuar në raportin e Bankës Botërore, ajo theksoi: vetëm 16% e pagesave kryhen përmes kartave, kostot e transaksioneve janë të larta, vetëm 46% e popullsisë ka një llogari bankare, dhe nga këto, vetëm 35% kanë kryer pagesa digjitale.

Ajo njoftoi se tashmë ka nisur një projekt pilot për testimin e metodave të reja të pagesave digjitale, duke identifikuar nevojat dhe sfidat që duhen adresuar për suksesin e kësaj nisme.

“Objektivi ynë është që 60% e pagesave në vend të jenë digjitale deri në vitin 2030, dhe që 100% e institucioneve publike të pranojnë pagesa elektronike”, tha Ibrahimaj.

Ministrja bëri të ditur se janë hartuar 12 masa konkrete dhe se po bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore për të mbështetur kalimin drejt një ekonomie më pak të bazuar në paranë fizike (cash).

Në paketën fiskale të vitit 2026 parashikohet: ulja e tavanit të pagesave cash në 500 mijë lekë, detyrimi që të gjithë tregtarët dhe bizneset të pajisen me mjete elektronike pagese deri në fund të vitit 2026, me zbatim të shkallëzuar.

Në këtë kuadër, deri në qershor të vitit të ardhshëm, bizneset e sektorit të turizmit do të kenë detyrim të pajisen me pajisje elektronike pagese.

Gjithashtu, theksoi ajo, programi parashikon: eliminimin e pagesave cash nga institucionet publike, nxitjen e pagesave elektronike për punonjësit e administratës, vendosjen e një limiti për pagesat cash në arkën e subjekteve që lëshojnë faturë elektronike.

Nisma “Cashless Albania 2030” synon të sjellë një transformim të rëndësishëm në mënyrën se si qytetarët dhe bizneset kryejnë pagesa, duke reduktuar cash-in, ulur kostot dhe rritur transparencën dhe formalizimin e ekonomisë shqiptare.

/Marrë nga ATSH

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…