Rama: Pezullimi i ministrit absurd si koncept, cenim konkret i balancës së pushteteve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish për pezullimin e zv/kryeministres, Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).


Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish për pezullimin e zv/kryeministres, Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

Rama iu përgjigjur një mesazhi të një miku që i shkruan se e kupton mirë shqetësimin lidhur me parimin dhe me precedentin e rrezikshëm që krijon pezullimi i ministres se nesër bëhet rrugë dhe i bie që prokurorë dhe gjykatës të heqin kë të duan nga qeveria, por ajo e linjës ajrore me Kanadanë iu duk pak e tepërt.

Kreu i qeverisë u shpreh se shembujt që sjell janë për të thënë se sa i tepërt është në fakt pezullimi i një ministri.

“Sepse, faktikisht, ndryshe nga çdo funksionar publik që mund të pezullohet, ministri i pezulluar, jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por ama bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë gjësendi në emër të dikasterit, sepse Kushtetuta ia jep atij dhe vetëm atij, ministrit, autoritetin ekskluziv të padelegueshëm te askush tjetër”, tha Rama.

Prandaj, vijoi Rama, “edhe pezullimi i ministrit është absurd si koncept, sepse është bllokim i krejt zinxhirit të vendimmarrjes për sektorët që ministri mbulon”.

“Dhe ndër gjërat që janë bllokuar nga pezullimi deri tani është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore, të cilën po mundohemi tani mos e zgjidhim me Ministrinë e Jashtme. Edhe po të themi se e zgjidhim, megjithëse mua më duket shumë e sforcuar, po me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ia bëjmë? Po me lejet e ndërtimit për investimet në energjitë e rinovueshme, në infrastrukturë, në godinat publike, që kanë kaluar në këtë dikaster dhe nuk zbardhen dot pa firmën e ministrit të pezulluar, si do ia bëjmë?”, theksoi Rama.

“Dhe këto janë punë të bllokuara që do të shtohen për ditë. Prandaj edhe unë kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk jam këtu për të folur për parimin e moscenimit të balancës së pushteteve teorikisht, për mosndërhyrjen e një pushteti tjetër në përbërjen e ekzekutivit teorikisht, për mosmarrjen e kompetencave të Kryeministrit nga një prokuror e një gjykatës teorikisht”, tha Rama.

Jo, shtoi ai, “unë nuk flas teorikisht dhe as nuk jam këtu të ndërhyj në punën e prokurorisë dhe gjykatës në fjalë, dhe as të merrem me pse dhe si ata po merren me një dosje të caktuar të kabinetit”.

Jo, shtoi ai, “unë nuk flas teorikisht dhe as nuk jam këtu të ndërhyj në punën e prokurorisë dhe gjykatës në fjalë, dhe as të merrem me pse dhe si ata po merren me një dosje të caktuar për një anëtar të caktuar të kabinetit”.

“Jo, më jo. Unë flas për cenimin konkret të balancës së pushteteve. Për ndërhyrjen konkrete, brutale, në përbërjen e qeverisë, për marrjen konkrete të kompetencave që Kushtetuta ia jep Kryeministrit, mua në këtë rast, dhe nuk thotë gjëkund që ato mund t’i përdorin si pas qejfit apo sipas tyre, sipas nevojës, edhe prokurorët dhe gjykatësit”, tha Rama.

“Dhe edhe më konkretisht akoma, pastaj flas se si prekja e gjithë këtyre bllokon punët në sektorin përkatës. Në sektorin përkatës ky hyn edhe ajo marrëveshja me Kanadanë që e përmenda dje, dhe jo pa qëllim. Dhe e përmenda pikërisht edhe sepse më vjen plasja që u bë kaq kohë që përpiqemi me mish e shpirt që të hapim ato fluturimet transoqeanike për Shqipërinë, dhe një marrëveshje e parë fantastike për shumë shqiptarë që jetojnë në Kanada, por jo vetëm për ata, na bllokohet sepse na del ky shkop në rrota”, theksoi Rama.

“Dhe besoj që sa shpjegova dhe sa po shpjegoj këto ditë i jep përgjigje edhe pyetjes: “Po mirë, pse nuk e heq ministren dhe ja ku u zgjidh edhe ky problem bashkë me gjithë litarin që i bëhet kular këmbëve të atyre sektorëve duke bllokuar punë?” Jo, sepse heqja e ministrit në këtë rast nuk do të zgjidhte problemin themelor, por do të krijonte një problem themelor më vete për të nesërmen. Jo për mua, por për çdo qeveri, pasi miu i zhbalancimit të pushteteve që do të kalonte këtë herë në mustaqe, me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, mund të hiqen pa vendim të formës së prerë, mund të hiqen pa dorëheqje, mund të hiqen pa vendim të Kryeministrit dhe thjesht mjafton një masë sigurie në një gjykatë të shkallës së parë do të kthehej në ujk që do të kafshonte qeveritë, do përmbushte parlamentet, do përqeshte votën popullore nga ku buron përbërja e çdo qeverie”, u shpreh Rama.

“Ja pse kam shkuar unë në Gjykatën Kushtetuese dhe ja pse kjo betejë institucionale, aspak politike, për të hequr të parin pezullim në botë të një ministri me vendim gjykate, nuk ka asnjë lidhje fare me emrin e vetë ministres”, përfundoi Kryeministri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Qasje të barabartë në dije për personat e verbër dhe me vështirësi në lexim

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Kuvend projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gonxhja: Qasje të barabartë në dije për personat e verbër dhe me vështirësi në lexim

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Kuvend projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e…