Shqipëria merr Presidencën e radhës të CEFTA-s në vitin 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në panelin e nivelit të lartë të organizuar në kuadër të Javës së CEFTA 2025, në Prishtinë, një aktivitet që mblodhi vendimmarrësit kryesorë të rajonit për të diskutuar drejtimin e ardhshëm të bashkëpunimit tregtar dhe integrimit ekonomik.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në panelin e nivelit të lartë të organizuar në kuadër të Javës së CEFTA 2025, në Prishtinë, një aktivitet që mblodhi vendimmarrësit kryesorë të rajonit për të diskutuar drejtimin e ardhshëm të bashkëpunimit tregtar dhe integrimit ekonomik.

Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po përballen me një realitet të ri global, ku zinxhirët e furnizimit po ndryshojnë, kushtet klimatike po ashpërsohen dhe konkurrenca kërkon tregje më të integruara dhe më të parashikueshme.

Në këtë kontekst, ministrja u shpreh, se CEFTA mbetet një mekanizëm kyç për stabilitetin, sigurinë dhe rritjen afatgjatë të ekonomive të rajonit, duke shërbyer si baza më e rëndësishme për afrimin me tregun e përbashkët europian.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi nevojën për ta kthyer bashkëpunimin rajonal në një praktikë të përditshme, përmes harmonizimit të rregullave, digjitalizimit të pikave kufitare, rritjes së transparencës dhe përfshirjes së biznesit, asistencës teknike dhe përfshirjen e NVM-ve në hartimin e politikave.

Ajo theksoi gjithashtu, se progresi në CEFTA kërkon vullnet të qëndrueshëm politik, për të eliminuar burokracitë dhe për të ndërtuar një klimë të favorshme për sipërmarrjen dhe rritur besimin tek investitorët.

Një fokus i rëndësishëm i diskutimit gjatë këtij takimi ishte roli i CEFTA-s në tërheqjen e investimeve me vlerë të shtuar.

“Rajoni duhet të lëvizë drejt investimeve që sjellin teknologji, aftësi dhe produktivitet, duke e bërë CEFTA-n një platformë funksionale për integrimin gradual në tregun e BE-së”, tha Ibrahimaj.

Në përfundim të panelit, u zyrtarizua se Shqipëria do të marrë Presidencën e Radhës së CEFTA-s në vitin 2026, ku ministrja prezantoi katër prioritetet strategjike që vendi ynë do të udhëheqë gjatë këtij mandati

“Fuqizimi i bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet palëve të CEFTA-s; rritja e transparencës dhe pjesëmarrjes së akterëve ekonomikë dhe socialë në hartimin e politikave; prodhimi i rezultateve konkrete për bizneset, veçanërisht në lehtësimin e qarkullimit të mallrave, Green Lanes, turizmin dhe tregtinë agroushqimore; mbështetja e investimeve me vlerë të shtuar, përmes një tregu rajonal më të harmonizuar dhe më të parashikueshëm janë prioritetet strategjike”, nënvizoi Ibrahimaj.

Sipas ministres Ibrahimaj, ky është momenti që CEFTA të kalojë në një moment tjetër të rëndësishëm, duke theksuar përkushtimin e Shqipërisë për ta çuar përpara këtë proces në frymën e integrimit europian dhe të zhvillimit të përbashkët ekonomik të rajonit.

Marrë nga ATSH

Gonxhja: Qasje të barabartë në dije për personat e verbër dhe me vështirësi në lexim

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Kuvend projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gonxhja: Qasje të barabartë në dije për personat e verbër dhe me vështirësi në lexim

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Kuvend projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e…