Nis projekti për det të pastër, avancim drejt standardeve mjedisore të BE-së

Banka Botërore prezantoi sot në Tiranë, fillimin e projektit “Mjedis i Pastër dhe i Qëndrueshëm për Detin Blu” (CARE4BlueSea), një nismë e Qeverisë shqiptare për të mbrojtur bregdetin jugor, përmirësuar cilësinë e ujit dhe avancuar standardet mjedisore të Bashkimit Europian


Banka Botërore prezantoi sot në Tiranë, fillimin e projektit “Mjedis i Pastër dhe i Qëndrueshëm për Detin Blu” (CARE4BlueSea), një nismë e Qeverisë shqiptare për të mbrojtur bregdetin jugor, përmirësuar cilësinë e ujit dhe avancuar standardet mjedisore të Bashkimit Europian.

Drejtori Rajonal i Praktikës në Grupin e Bankës Botërore, Sameh Wahba, theksoi se projekti pasqyron një qasje të integruar, duke bashkëpunuar me sektorët e turizmit, ujit, menaxhimit të mbetjeve dhe përshtatjes me ndryshimet klimatike.

“Ne synojmë të adresojmë shkaqet e ndotjes dhe të sigurojmë lumenj dhe dete më të pastra, komunitete më të shëndetshme dhe ekonomi më të fortë”, shtoi ai.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e konsideroi këtë nismë një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së për mjedisin dhe klimën.

Projekti do të përqendrohet te ndotja e lumit Vjosa dhe bregdetit të Vlorës, duke përfshirë: zgjerimin e mbulimit të grumbullimit të mbetjeve bashkiake nga 75% në 90%; ndërtimin e katër impianteve të reja të trajtimit të ujërave të ndotura; ofrimin e shërbimeve të përmirësuara sanitare për 40 500 banorë; nxitjen e ndryshimit të sjelljes për reduktimin e ndotjes nga plastika.

Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUK) do të udhëheqin zbatimin, ndërsa qeverisja vendore, sektori privat dhe shoqëria civile do të testojnë nisma inovative për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, reduktimin e plastikës dhe ndarjen e mbetjeve në burim.

Ky projekt synon të përmirësojë cilësinë e jetës për komunitetet lokale dhe të promovojë një ekonomi qarkulluese në përputhje me standardet e BE-së.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

Shqipëria do të jetë mikpritëse e edicionit të dytë të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

Shqipëria do të jetë mikpritëse e edicionit të dytë të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në…