Salla: Vijon intensivisht puna për riparimin e argjinaturës së Vainit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau pamje mbrëmjen e të hënës nga puna që po zhvillohet për forcimin e argjinaturës.


Nën koordinimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ekipet e Drejtorisë së Ujitje–Kullimit në Lezhë, së bashku me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor, vijojnë prej orësh punën në terren për të ndërhyrë në argjinaturën e Vainit, e cila u dëmtua sërish gjatë ditës së sotme.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau pamje mbrëmjen e të hënës nga puna që po zhvillohet për forcimin e argjinaturës.

“Në Tale të Lezhës, ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit, në bashkëpunim me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor, vijon intensivisht punën për rehabilitimin e argjinaturës së dëmtuar, me qëllim minimizimin e dëmeve në tokat bujqësore dhe mbrojtjen e zonës”, shkruan Salla.

Reagimi i menjëhershëm dhe puna e koordinuar synojnë stabilizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së zonës, me qëllim mbrojtjen e tokave bujqësore.

Marrë nga ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…