Qeveria miraton vendimin për shpërblimin e fundvitit për pensionistët

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpërblimin e pensionistëve me rastin e festave të fundvitit 2025, duke përcaktuar masat e përfitimit, kategoritë përfituese dhe fondin e nevojshëm financiar për zbatimin e tij.


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpërblimin e pensionistëve me rastin e festave të fundvitit 2025, duke përcaktuar masat e përfitimit, kategoritë përfituese dhe fondin e nevojshëm financiar për zbatimin e tij.

Sipas vendimit, pensionistët dhe disa kategori të tjera përfituesish do të marrin shpërblim në masën 15 000 lekë ose 10 000 lekë, në varësi të nivelit të pensionit apo trajtimit financiar që përfitojnë.

Shpërblimi 15 000 lekë do t’u jepet pensionistëve me pension deri në 20 000 lekë, si dhe përfituesve të pensioneve të invaliditetit, pensioneve familjare, pensionit social, trajtimeve të veçanta financiare, fëmijëve në përkujdesje të Republikës, veteranëve të LANÇ-it, përfituesve të pensioneve të veçanta dhe punonjësve që kanë punuar në sektorë me kushte të vështira pune, kur masa e përfitimit të tyre është deri në 20 000 lekë.

Shpërblimi 10 000 lekë do t’u jepet atyre personave që marrin pension ose trajtime të veçanta financiare mbi masën 20 000 lekë, si dhe përfituesve të pensioneve suplementare apo shtetërore të posaçme.

Vendimi përcakton se edhe personat që fillojnë përfitimin e pensionit deri më 31 dhjetor 2025 do ta marrin shpërblimin, pavarësisht nëse u takon më shumë se një kategori përfitimi.

Për zbatimin e vendimit, Këshilli i Ministrave miratoi një fond me vlerë 10,4 miliardë lekë, nga të cilat 10,3 miliardë lekë për shpërblimet dhe 72 milionë lekë për shpenzime administrative. Shuma sigurohet nga fondi i miratuar për bonusin e pensionistëve në buxhetin 2025 dhe nga buxheti i sigurimeve shoqërore.

Sipas parashikimeve, shpërblimi do të kalojë në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2025 dhe do të paguhet brenda të njëjtit muaj. Pagesat që nuk realizohen brenda dhjetorit do të kryhen deri më 30 qershor 2026, ndërsa pas kësaj date shpërblimet e papërfituara do të parashkruhen.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë do të administrojnë procesin e shpërndarjes së fondeve, sipas procedurave të zakonshme të pagesës së pensioneve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me Reformën e…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me Reformën e…