Gonxhja publikon urat e restauruara: Monumentet përballojnë prurjet e mëdha të lumenjve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi online pamje nga shumë prej urave të shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi online pamje nga shumë prej urave të shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi.

Ministri tha se, falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm këto monumente po përballojnë prurjet e mëdha të lumenjve, pas reshjeve të shtuara të ditëve të fundit.

Sipas ministrit Gonxhja, falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm duke respektuar në çdo detaj arkitekturën origjinale të urave monument kulture të kategorisë së parë në Shqipëri, nga Ura e Mesit në Shkodër tek Ura e Zogut (faza I), nga Ura e Golikut dhe Shën Prodhomit në Voskopojë tek Ura e Nicës në Pogradec, dhe deri tek urat e Glinës dhe të Haskovës në Gjirokastër, këto vepra historike po i përballojnë pa asnjë dëmtim prurjet e mëdha të lumenjve pas motit të keq me shi, duke dëshmuar qëndrueshmërinë e rikthyer dhe rëndësinë jetike të restaurimit të tyre.

Reshjet intensive të ditëve të fundit vendosën në provë punën e kryer për restaurimin e trashëgimisë kulturore duke rezultuar se monumentet i qëndruan kushteve të vështira.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Skema e re kombëtare e mbështetjes për fermerët, gati javën e ardhshme

Skema e re kombëtare e mbështetjes për fermerët pritet të finalizohet brenda javës së ardhshme, pas përfundimit të procesit të…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Skema e re kombëtare e mbështetjes për fermerët, gati javën e ardhshme

Skema e re kombëtare e mbështetjes për fermerët pritet të finalizohet brenda javës së ardhshme, pas përfundimit të procesit të…