Investimet suedeze, mundësi të reja për turizmin dhe ekonominë e Korçës

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Suedisë në vendin tonë, Niklas Ström, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe për mundësitë e reja të investimeve suedeze në qytet.


Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Suedisë në vendin tonë, Niklas Ström, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe për mundësitë e reja të investimeve suedeze në qytet.

Gjatë takimit, Filo theksoi se interesi i sipërmarrjeve suedeze për Korçën është në rritje, jo vetëm në sektorin e turizmit, por edhe në fusha të tjera të ekonomisë lokale që po zhvillohen me ritme të shpejta. Ai vlerësoi investimet suedeze si të mirëpritura dhe të rëndësishme për zhvillimin afatgjatë të qytetit.

“Korça është një qytet që transformohet dhe përmirësohet çdo ditë. Ajo ka potencial të jashtëzakonshëm për të mirëpritur jo vetëm mundësitë e reja, por edhe sfidat që na shtyjnë të ecim përpara me vizion dhe vendosmëri”, u shpreh Filo.

Ambasadori Ström u njoh nga afër me zhvillimet ekonomike, projektet infrastrukturore dhe prioritetet strategjike të Bashkisë së Korçës. Palët diskutuan gjithashtu për hapësirat e bashkëpunimit në inovacion, investime të qëndrueshme dhe nisma që mund të rrisin bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua se Suedia mbetet një partner i rëndësishëm për Korçën dhe se bashkia është e hapur për të mirëpritur projekte të reja që nxisin rritjen ekonomike dhe zhvillimin urban.

Burimi ATSH

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…