Ibrahimaj: Mbështetje çdo iniciative për investime, teknologji dhe ekspertizë japoneze në vendin tonë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në Forumin e Biznesit Shqipëri–Japoni 2025, i mbajtur në Tiranë, një ngjarje e rëndësishme që synon forcimin e partneritetit ekonomik dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët privatë.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në Forumin e Biznesit Shqipëri–Japoni 2025, i mbajtur në Tiranë, një ngjarje e rëndësishme që synon forcimin e partneritetit ekonomik dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët privatë.

Gjatë fjalës së saj, ministrja vuri në dukje marrëdhëniet historike dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Japonisë, duke pasur parasysh mbështetjen e vazhdueshme përmes projekteve të JICA-s, të cilat kanë pasuruar sektorë të ndryshëm si bujqësia, infrastruktura, mjedisi dhe shëndetësia.

Ministrja Ibrahimaj foli për momentin e rëndësishëm të zhvillimit që po kalon Shqipëria, duke theksuar se reformat strukturore, digjitalizimi i administratës dhe përmirësimi i klimës së biznesit kanë hapur mundësi të reja për investime.

Ibrahimaj e cilësoi këtë periudhë si një mundësi të shkëlqyer për përparimin e sektorëve kyç, veçanërisht në energji dhe infrastrukturë, si dhe për adoptimin e teknologjive inovative që mund të kontribuojnë në transformimin e ekonomisë.

Në vazhdim, ministrja u shpreh për rëndësinë e forumeve të tilla si mundësi për të ndërtuar lidhje të forta mes bizneseve shqiptare dhe japoneze.

“Qeveria shqiptare mbetet plotësisht e angazhuar të mbështesë çdo iniciativë që sjell investime, teknologji dhe ekspertizë japoneze në vendin tonë. Ne jemi të gatshëm të punojmë krah për krah me kompanitë japoneze për identifikimin e projekteve me interes të përbashkët; lehtësimin e procedurave administrative; ofrimin e mbështetjes institucionale; dhe krijimin e kushteve konkurruese për investime afatgjata”, deklaroi Ibrahimaj.

Përveç kësaj, Ibrahimaj foli për potencialin e sektorit privat shqiptar, i cili është dinamik dhe ka një fuqi punëtore të aftë për të udhëhequr zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ.

Në lidhje me investimet, Ministrja Ibrahimaj ndau shifra të rëndësishme, duke përmendur se stoku i investimeve direkte japoneze në Shqipëri gjatë periudhës 2019-2024 ka lëvizur nga 0,11 deri në 0,3 milionë euro, me investimin më të madh nga SEWS-CABIND Albania, pjesë e grupit Sumitomo Electric.

Po ashtu, eksportet shqiptare drejt Japonisë arritën në mbi 8,4 milionë dollarë në vitin 2024, ndërsa importet nga Japonia kapën vlerën e 41,9 milionë dollarëve.

Ministrja shprehu bindjen se ky forum do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe do të hapë mundësi të reja për projekte të suksesshme.

Burimi ATSH

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.