Ibrahimaj: Pr.buxheti 2026 mbështet prodhimin vendas, startup-et dhe programet për të rinjtë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare ku u diskutua projektbuxheti në parim, deklaroi se projektbuxheti 2026 përmbush premtimet e qeverisë për rritjen e mirëqenies dhe konsolidimin ekonomik të vendit.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare ku u diskutua projektbuxheti në parim, deklaroi se projektbuxheti 2026 përmbush premtimet e qeverisë për rritjen e mirëqenies dhe konsolidimin ekonomik të vendit.

Ajo theksoi se dokumenti financiar reflekton progresin e arritur në negociatat me Bashkimin Europian dhe performancën e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare.
Ibrahimaj nënvizoi se Shqipëria ka mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave me BE, një zhvillim që sipas saj dëshmon transformimin ekonomik të dekadës së fundit.

Ibrahimaj solli në vëmendje se ekonomia është rritur 2,5 herë, eksportet janë trefishuar, të ardhurat për frymë janë trefishuar, ndërsa paga mesatare ka arritur në 850 euro dhe borxhi publik ka vijuar rënien.

Ministrja theksoi se rritja e të ardhurave nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së taksave, por falë administrimit të përmirësuar dhe performancës së ekonomisë. Ajo vuri në dukje se biznesi i vogël mbetet i pataksuar, ndërsa tatimfitimi i biznesit të madh është rritur në mënyrë progresive.

Sipas Ibrahimajt, një nga pikat kryesore të projektbuxhetit është rritja historike e pensioneve.

“Për vitin 2026 parashikohet një fond prej 10 miliardë lekësh për kompensim mujor, nga 600 deri në 1800 lekë sipas kategorive të pensioneve. Brenda mandatit, synohet që pensioni urban të arrijë 40 mijë lekë, ai urban i pjesshëm 22 mijë lekë, rurali 18 mijë lekë, ai familjar 18 mijë lekë dhe ai i invaliditetit 30 mijë lekë”, u shpreh Ibrahimaj.

Po ashtu, theksoi ajo, në vitin 2026 do të aplikohet indeksimi i pagave për të gjithë administratën publike, ndërkohë që rritje të diferencuara parashikohen për arsimtarët, mjekët, policinë dhe ushtrinë.

Ministrja tha se qeveria synon që paga minimale të arrijë në 600 euro në vitin 2028 dhe 700 euro në 2030-ën.

Për të mbrojtur bizneset nga kostot shtesë, ministrja vuri në dukje se buxheti parashikon 1 miliard lekë subvencion për kontributet e sigurimeve, si efekt i rritjes së pagës minimale.

Në fjalën e saj, Ibrahimaj theksoi se projektbuxheti mbështet prodhimin vendas, inovacionin, startup-et, konkurrueshmërinë dhe programet për të rinjtë.

Ajo informoi se 66 milionë euro, në bashkëpunim me Bankën Botërore, do të përdoren për ngritjen e institucioneve të tregut të brendshëm dhe lehtësimin e tregtisë.

Ministrja theksoi gjithashtu se ky buxhet është një hap vendimtar drejt përafrimit me standardet e BE-së dhe integrimit të plotë ekonomik.

“Ky zhvillim është i pashmangshëm. Ju ftoj ta votoni projektbuxhetin dhe t’i hapni rrugë rritjes së qëndrueshme të vendit”, iu drejtua ajo deputetëve.

Burimi ATSH

Hoxha pret delegacionin e parlamentit suedez: Mbështetje në rrugën drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Tiranë me delegacionin e Komisionit të Punëve…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret delegacionin e parlamentit suedez: Mbështetje në rrugën drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Tiranë me delegacionin e Komisionit të Punëve…