Gonxhja: Buxheti 2026 rritje me 20%, kultura merr financimin më të madh

Projektbuxheti për vitin 2026, për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, synon forcimin e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e kapaciteteve krijuese dhe sportive në vend.


Projektbuxheti për vitin 2026, për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, synon forcimin e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e kapaciteteve krijuese dhe sportive në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se buxheti total i MTKS-së për vitin e ardhshëm parashikohet në 7,4 miliardë lekë, një rritje prej 20% krahasuar me 2025.

“Ky projektbuxhet reflekton prioritetet tona strategjike për zhvillim afatgjatë dhe rritjen e ndikimit kulturor, ekonomik dhe social në vend. Investimi më i madh i dedikohet kulturës, por edhe turizmi, sporti dhe politikat rinore marrin fonde të konsiderueshme për zhvillim dhe përmirësim të kapaciteteve” tha Gonxhja.

Sipas ministrit, shpërndarja e fondeve për sektorët kryesorë parashikon për kulturën 4,95 miliardë lekë, që përbën 67% të buxhetit të ministrisë, ose 19,4% më shumë financim krahasuar me vitin 2025.

Për sektorin e turizmit pr/buxheti 2026 adreson një fond prej 919 milionë lekë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit.

Për sportin 834,6 milionë lekë, me një rritje 32% krahasuar me vitin e kaluar dhe për mbështetjen e rinisë do të financohen 285,8 milionë lekë.

Ndërsa për shpenzimet e brendshme të ministrisë, projektbuxheti parashikon: 2,08 miliardë lekë për paga dhe sigurime. 2,64 miliardë lekë për shpenzime operative.
dhe 2,66 miliardë lekë për investime kapitale.

Ministri Gonxhja theksoi se ky buxhet i dedikohet forcimit të infrastrukturës dhe rritjes së aksesit ndaj kulturës, sportit dhe turizmit, si dhe për zhvillimin e projekteve që nxisin pjesëmarrjen rinore dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe kulturor në nivel ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…