Ibrahimaj: Financimi i gjelbër, mundësi e re për sipërmarrjen shqiptare

Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes (GEW 2025), ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në eventin “Green Finance – Investing in Sustainable Entrepreneurship”


Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes (GEW 2025), ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në eventin “Green Finance – Investing in Sustainable Entrepreneurship”, një forum i rëndësishëm i fokusuar te roli i financimit të gjelbër në zhvillimin e sipërmarrjes së qëndrueshme në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se financimi i gjelbër po shndërrohet në një mekanizëm kyç për modernizimin e ekonomisë shqiptare dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset që investojnë në teknologji të pastra, eficiencë energjetike dhe inovacion të qëndrueshëm.

Sipas saj, investimet e gjelbra po rriten ndjeshëm në një sërë sektorësh strategjikë, si energji, industri, transport, turizëm dhe bujqësi, të cilët po orientojnë proceset e tyre drejt standardeve të reja mjedisore. Ky transformim po nxit bizneset të adoptojnë praktika më të pastra dhe modele të reja operimi që reduktojnë ndikimin në mjedis dhe rrisin konkurrueshmërinë.

Ministrja vuri në dukje se përafrimi i kuadrit ligjor dhe financiar me Bashkimin Evropian po krijon kushte më të favorshme për projektet e gjelbra dhe po mundëson akses më të lehtë në financim për ndërmarrjet shqiptare. Kjo qasje, sipas saj, i hap rrugën nismave inovative dhe rrit interesin e institucioneve financiare në mbështetjen e sektorit të qëndrueshëm.

“Ky transformim kërkon bashkëpunim të fortë mes qeverisë, sektorit bankar dhe sipërmarrjes”, theksoi Ibrahimaj, duke shtuar se GEW shërbeu si platforma ideale për forcimin e këtij dialogu dhe nxitjen e partneriteteve të reja.

Eventi mblodhi së bashku përfaqësues nga qeveria, institucione financiare, ekspertë të ekonomisë së gjelbër dhe aktorë të sipërmarrjes, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme diskutimi mbi sfidat dhe potencialin e financimit të gjelbër në Shqipëri.

Burimi ATSH

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.