Ibrahimaj: Partneriteti strategjik Itali-Shqipëri, urë drejt rritjes ekonomike dhe integrimit evropian

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit midis Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe SIMEST S.p.A.


Në kuadër të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit midis Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe SIMEST S.p.A.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për mbështetjen e bizneseve shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit.

“Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik më i afërt, investitori i parë dypalësh dhe ndërmjetësi kryesor ekonomik dhe institucional i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Marrëveshja AIDA-SIMEST përfaqëson një hap konkret drejt krijimit të një ekosistemi të integruar mbështetjeje për bizneset, duke nxitur inovacionin, digjitalizimin dhe rritjen e qëndrueshme”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se bashkëpunimi midis institucioneve si CDP (Cassa Depositi e Prestiti) dhe SIMEST po ndërton ura të forta bashkëpunimi në fusha kyçe si kërkimi shkencor, inovacioni teknologjik, financimi i zhvillimit dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme (SME).

Në këtë kuadër, ministrja nënvizoi edhe rëndësinë e marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila hyri në fuqi më 1 korrik 2025, duke mundësuar bashkimin e periudhave të sigurimeve për qytetarët që kanë punuar në të dy vendet. Deri më tani janë paraqitur rreth 1,500 aplikime, prej të cilave 700 janë përpunuar me sukses nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Ibrahimaj bëri të ditur se këto marrëveshje tregojnë qartë vizionin e përbashkët për një të ardhme europiane, për një ekonomi më të fortë, më inovative dhe të qëndrueshme.

“Shqipëria e konsideron Italinë jo vetëm si një partner strategjik, por si një vend mik e vëlla, që qëndron në krah të saj në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Qëllimi ynë i përbashkët është zgjerimi i urës tashmë të fortë dhe të sigurt midis Tiranës dhe Romës, që bashkon ndërmarrje, universitete, institucione, komunitete dhe qytetarë në familjen e madhe evropiane”, theksoi Ibrahimaj.

Marrëveshja AIDA–SIMEST e cila u nënshkrua nga drejtore e AIDA-s, Laura Plaku si dhe administratore së deleguar të SIMEST, Regina Corradini D’Arienzo, pritet të nxisë shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe projekteve të përbashkëta zhvillimi, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik, inovativ dhe teknologjik mes bizneseve italiane dhe shqiptare.

Burimi ATSH

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.