Mbi 25 mijë ushtarë italianë u strehuan nga shqiptarët, Rama-Meloni: Projekte për të kujtuar sakrificën

Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni vlerësuan sot gjatë konferencës së përbashkët për mediet pas mbledhjes së parë të dy qeverive në Romë, aktin e jashtëzakonshëm të humanizmit të shqiptarëve që, në shtator të vitit 1943, shpëtuan mijëra ushtarë italianë të mbetur në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë, duke i strehuar dhe mbrojtur nga pushtuesit nazistë.


Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni vlerësuan sot gjatë konferencës së përbashkët për mediet pas mbledhjes së parë të dy qeverive në Romë, aktin e jashtëzakonshëm të humanizmit të shqiptarëve që, në shtator të vitit 1943, shpëtuan mijëra ushtarë italianë të mbetur në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë, duke i strehuar dhe mbrojtur nga pushtuesit nazistë.

“Ne jemi krenarë për dy momente shumë të rëndësishme të historisë sonë. Njëri është shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria e përfundoi luftën me më shumë hebrenj se sa e nisi. Tjetri lidhet me ushtarët italianë që mbetën në Shqipëri kur mbërritën nazistët. Rreth 25 mijë të tillë u shpëtuan nga shqiptarët. Ndoshta do të ushqejë të gjithë ata që i duan fort polemikat, por më duhet të them se italianët nuk janë parë kurrë si armiq të mirëfilltë dhe është i vërtetë fakti që në kohën e kapitullimit të gjithë ushtarët italianë u shpëtuan nga shqiptarët”, u shpreh Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe një histori domethënëse që lidh dy popujt.

“Historia ka një lidhje fantastike me një moment mes një babai dhe një djali. Babai ishte një oficer italian i lartë, i cili humbi jetën në Shqipëri në atë kohë dhe shqiptarët e varrosën atë me nderimet më të mëdha. Djali i tij, oficer i ushtrisë italiane, në vitin 1991 u bë personi kyç për organizimin e misionit “Arcobaleno”, mision që Italia ndërmori për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, i cili në një fazë vështirësie të jashtëzakonshme pas daljes së Shqipërisë nga komunizmi, por përpara se drita e lirisë dhe e demokracisë të shihej dhe sigurisht kjo është një faqe shumë e rëndësishme”, theksoi Rama.

Nga ana e saj, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, theksoi se kjo faqe e ndritur e historisë së përbashkët shqiptaro-italiane meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet.

“Po, mendoj se meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet. E preka këtë temë me Kryeministrin Rama dhe janë disa projekte që po përparojnë në këtë drejtim. Kërkuan edhe gatishmërinë tonë për të kontribuar, dhe do të bëjmë atë që na takon, pasi kjo është një faqe e jashtëzakonshme e historisë dhe e marrëdhënieve mes dy popujve, një shprehje e bukur e miqësisë, gatishmëria për të sakrifikur veten për tjetrin”, u shpreh Meloni.

Rama shtoi se pret me interes përfundimin e filmit kushtuar kësaj faqeje të historisë dhe shfaqjen e tij në institucionet italiane, si një simbol i miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Unë shpresoj se edhe filmi për këtë të mund të përfundojë dhe të realizohet së shpejti dhe kam besim në gatishmërinë e ministrit Antonio Tajani që të na ndihmojë të shfaqim këtë film në dhomën e Deputetëve, sepse në Senat kemi Ignazio La Rusa-n që me siguri do ta mundësojë këtë”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…