Muçaj: 35,3 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2026-ën, përfundimi i akseve prioritare dhe risi në transportin ndërqytetas

Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një mbështetje të konsiderueshme për sektorin e transportit rrugor, duke synuar vijimin e investimeve infrastrukturore, mirëmbajtjen e akseve ekzistuese dhe krijimin e një modeli të ri të transportit publik ndërqytetas.


Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një mbështetje të konsiderueshme për sektorin e transportit rrugor, duke synuar vijimin e investimeve infrastrukturore, mirëmbajtjen e akseve ekzistuese dhe krijimin e një modeli të ri të transportit publik ndërqytetas.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeleda Muçaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, tha se për transportin rrugor janë parashikuar 35,3 miliardë lekë, nga të cilat 31,4 miliardë lekë do të përdoren për shpenzime kapitale.

nvestimeve dhe funksionimin institucional, si dhe përfundimin e veprave të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, përfshirë ato që bëjnë pjesë në Korridorin VIII dhe Korridorin Blu”, deklaroi Muçaj.

Zëvendësministrja theksoi se fondet e buxhetit do të përdoren për financimin e akseve rrugore prioritare në ndërtim, projektet koncesionare, si dhe mirëmbajtjen e rrjetit kombëtar, duke synuar përmirësimin e standardeve të sigurisë rrugore.

Në këtë kuadër, do të vijojë puna për përfundimin e projekteve strategjike që lidhen me rrjetin kryesor kombëtar, si dhe përmirësimin e lidhjeve ndërkombëtare të transportit, që janë pjesë e Korridorit VIII dhe Korridorit Blu, të cilët përbëjnë boshtet e zhvillimit rajonal të vendit.

Muçaj tha se krijimi i autoritetit “Mobal sh.a.” për transportin publik ndërqytetas është një nismë e re.

“Një nga risitë kryesore të vitit 2026 do të jetë krijimi i një autoriteti të ri shtetëror, “Mobal sh.a.”, që do të operojë si kompani publike për organizimin dhe ofrimin e transportit modern ndërqytetas. Në fazën e parë të operimit, autoriteti do të mbulojë itinerare strategjike si: Tiranë-Ksamil; Vlorë-Aeroporti i Vlorës; Vlorë-Orikum-Palasë-Dhërmi; Darëzezë-Fier-Aeroporti i Vlorës; Drilon-Tushemisht; Shkodër-Velipojë-Shëngjin; Shkodër-Bogë”, u shpreh Muçaj.

Ajo tha se, ky autoritet do të implementojë sistemin e digjitalizuar të biletave, duke e bërë transportin publik më transparent, efikas dhe të aksesueshëm për qytetarët.

“’Mobal sh.a.’ do të jetë një mekanizëm i ri për menaxhimin e transportit ndërqytetas, që garanton shërbim cilësor, standarde bashkëkohore dhe teknologji të avancuar në procesin e pajisjes me bileta dhe monitorimit”, u shpreh Muçaj.

Sipas saj, një tjetër prioritet për vitin 2026 do të jetë organizimi i transportit shkollor në zonat e thella rurale, me qëllim lehtësimin e qasjes në arsim dhe zgjidhjen e problematikave që janë hasur gjatë viteve të fundit.

Në prezantimin e saj, zv.ministrja Muçaj bëri të ditur se një pjesë e fondeve do të përdoren për ndërtimin e rrugëve lidhëse strategjike, që do të kontribuojnë në lehtësimin e trafikut dhe rritjen e aksesit rajonal.

Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i një rruge lidhëse në fund të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të integrohet me Korridorin VIII.

“Kjo rrugë-nyjë është tashmë në fazë projekti dhe parashikohet të nisë zbatimin në vitin 2026. Ajo do të ofrojë një zgjidhje efektive për trafikun në dalje të autostradës, krahas ndërtimit të bajpasit të Elbasanit, që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në këtë zonë”, sqaroi Muçaj.

Gjithashtu, theksoi ajo, është parashikuar ndërtimi i një ure lidhëse në Rrugën e Arbrit, në hyrje të Tiranës, për të shmangur fluksin e lartë të trafikut në këtë aks.

Buxheti i vitit 2026 për transportin rrugor fokusohet në modernizimin e infrastrukturës, rritjen e sigurisë dhe efikasitetit, si dhe krijimin e shërbimeve publike të transportit të standardeve europiane. Me projektet e reja dhe krijimin e autoritetit “Mobal sh.a.”, qeveria synon të vendosë themelet e një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm të transportit rrugor në vend.

Burimi ATSH

Balluku-Fratin: Linja nënujore Shqipëri-Itali, kontribut për sigurinë energjetike në rajon

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit…

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Balluku-Fratin: Linja nënujore Shqipëri-Itali, kontribut për sigurinë energjetike në rajon

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit…